BAUMER

Ndërmarrja e njohur zvicerane “BAUMER” në vitin 2018 mori një vendim për të investuar në Maqedoni, më saktësisht në ZLE Shkup 1 dhe filloi ndërtimin e kapacitetit të përparuar të prodhimit sot. Ajo që është me rëndësi në këtë investimi të huaj është se do të ketë një qendër shkencore dhe kërkimore që do të punësojë mbi 30 inxhinierë të rinj në fushën e elektronikës, teknologjisë së informacionit, teknologjisë mekanike.

Baumer Holding AG  është një kompani ndërkombëtare, familjare, e cila prodhon teknologji të përparuar të sensorëve, sensorë induktivë dhe procesual , kodues, kabllo dhe fabrikate  të tjerë elektronikë. BAUMER është i pranishëm me 38  lokacione në 19 shtete të botës me mbi 2.700 të punësuar dhe që prej vitit 2018 edhe në Maqedoni.

Investimi i planifikuar do të arrijë në rreth 9 milion euro, me 300 deri 350 vende të reja të punës të shpallura në pesë faza. Prodhimi pritet të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2019.