ÇAGATAY KABLO

Ndërmarrja turke Çagatay  Kablo u themelua në 1998 për të prodhuar tela dhe kabllo kryesisht për nevojat e industrisë së automobilave. Klientët kryesorë të kompanisë janë prodhuesit kryesorë të autobusëve, traktorëve, makinerive ndërtimore, kamionëve, automjeteve komerciale, kondicionerëve, makinerive të pastrimit  dhe automjeteve speciale të aeroportit.

Në maj të vitit 2017, përveç një fabrike në Turqi, Çagatay Kablo  vendosi të ndërtojë një fabrikë të re në Maqedoni me një vlerë investimi prej 6 milion €. Kompania mori  me qira një truall prej 26,000 metrash katrorë në ZLE  Shkupi 1 dhe filloi ndërtimin e objektit në Shtator të vitit  2017.Fillimi I  prodhimit të kësaj  fabrike të re pritet të fillojë në vitin 2018.

Kompania vjen në Shkup si një furnizues i prodhuesit belg të autobusëve Van Hool, i cili është gjithashtu i pranishëm në kompleksin industrial. Kjo është e rëndësishme sepse kompanitë e tjera me kapital të huaj në Maqedoni, kryesisht “Van Hool”, do të blejnë pjesë rezervë nga kjo fabrikë dhe nuk do t’i importojnë ato nga jashtë.

Rëndësia e ndërtimit të kompanisë turke Çagataj  Kablo, në ZLE Shkupi 1 me siguri shprehet përmes punësimeve të reja të shpallura, rreth 300 vende pune  për një periudhë 5 vjeçare. Në fillim të vitit 2018, janë 17 të punësuar në këtë fabrikë.