DURA

Ndërmarrja amerikane DURA  Automotive Systems është një furnizues global i përbërësve origjinalë për prodhuesit më të respektuar në botë. Kjo kompani me qendër në Michigan u themelua në vitin 1914 dhe punëson më shumë se 9,400 njerëz në 14 vende të botës. DURA Automotive Systems harton dhe prodhon komponentë novatorë shumë të integruar automobilistik për prodhuesit kryesorë të automjeteve në Amerikë, Azi dhe Evropë.

Në qershor 2018, Kompania vendosi të zgjerojë prodhimin e saj duke hapur fabrikën e saj në Maqedoni, më saktësisht në ZLE  Shkupi 2, e cila do të mbulojë një sipërfaqe prej afro 16,000 m², dhe sipas njoftimeve të kompanisë në verën e vitit 2019 pret që ajo të fillojë të funksionojë.

Kur të ketë plotësisht staf, impianti i ri do të punësojë rreth 500 të punësuar.

Prodhimi fillestar në Maqedoni do të përfshijë korniza të jashtme alumini dhe shina mbajtëse për çati  të dedikuara për prodhuesit evropianë. Zgjerimi i mundshëm do të përfshijë prodhimin prototip, dizajnimin  e mjeteve dhe përpunimin e  e aluminiumit.

Fabrika e re DURA Automotive Systems në Maqedoni do të jetë lokacioni i tyre i 37-të në botë dhe i 16-ti në Evropë.