HI-TECH

Hi-Tech Asembly Center është kompania e parë vendase që ka marrë vendim për të investuar në Maqedoni, themeluesi dhe pronari i së cilës është Hi-Tech Corp  nga Shkupi. Produktet e tij përdoren në industrinë e automobilave, aviacionit dhe ushtrisë, si dhe në prodhimin e pajisjeve mjekësore. Klientët e kësaj kompanie maqedonase janë marka globale si Continental, Siemens, Bosch dhe Philips.

Në shkurt 2016, u vendos një gur themeli në fabrikën e teknologjisë së lartë në ZLE Shkupi 1. Si furnizues i shumë ndërmarrjeve elektronike të automjeteve në të gjithë botën, me biznesin e tij të ri në ZLE, kompania Hi-Tech Asembly Center shkon një hap më tej dhe  nga prodhimi kryesisht prototip kalon në  prodhim serik, d.m.th. diversifikimi i aktivitetit në montimit të pllakave elektronike. Prodhimi përfshin përdorimin e pllakave elektronike të shtypura  si bazë për montimin e mëtutjeshëm të përbërësve të tjerë  si mikroprocesorët, rezistorët, kondensatorët, lidhëset e transistorit dhe të ngjashme.

Sipas planit të biznesit, vlera e investimit është rreth 20 milion € me gjithsej 300 vende pune të planifikuara në dy faza. Faza e parë është 6 milion € dhe e dyta 14 milion €. Në fillim të vitit  2018 numri i të punësuarve në këtë kompani në ZLE Shkupi 1 është 99 persona, dhe ky numër pritet të arrijë në rreth 300 punësime.

Produktet e kompanisë janë plotësisht të destinuara për tregjet e huaja, shumica e tyre eksportohen në Gjermani, vendet skandinave, Zvicër  dhe Mbretërinë e Britanisë.