ADIENT

Kompania amerikane Johnson Controls është një lider global në prodhimin e sediljeve të makinave, paneleve të instrumenteve dhe enterierëve  të brendshme.

Me mbi 240 lokacione në të gjithë botën, mbi 91,000 të punësuar, përfshirë këtu edhe mbi 6.000 inxhinierë dhe dizajnerë , zhvillojnë dhe prodhojnë gamën më të gjerë të teknologjive dhe sistemeve të enterierit   për prodhuesit e automjeteve të të gjitha llojeve.

Në Tetor të vitit  2016, Johnson Controls e shpalli  emrin e ri Adient që i referohet linjës së tyre të prodhimit të sediljeve të makinave dhe dizajnit të brendshëm. Ky ndryshim ishte një vendim i konglomeratit amerikan për ta ndarë  biznesin  e enterierit  të makinave  në nivel global dhe rezultoi në dy kompani të pavarura, Johnson Controls International plc dhe Adient plc.

AdItent është i vendosur në Irlandë. Zyrat e korporatave të Adjent janë në Plymouth, Milwaukee dhe Wisconsin (SHBA), Bursid (Gjermani), Shanghai (Kinë).

Me 75,000 të punësuar në 230 fabrika në 32 vende të botës, Adient prodhon dhe shpërndan sediljet e makinave për të gjitha llojet e automjeteve.

Në Tetor 2011, “Adient” nisi projektin e saj të investimit për një fabrikë të re për mbulesa të sediljeve  të makinave në Zonën Industriale Teknologjike të Zhvillimit. Investimi arrin 20 milion € dhe numri i të punësuarve në fillim të 2018 është 2,122 persona.

Në qershor 2017, u hap një fabrikë tjetër e kompanisë amerikane Adient në Zonën Industriale Teknologjike të Strumicës. Fabrika, e cila është objekti i parë në ZLE  Strumicë, prodhon mbulesa të sediljeve të makinave. Investimi është 20 milion € dhe numri i të punësuarve në fillim të 2018 është 1,327 persona

.