KEMET

Kompania amerikane KEMET ka një histori 85-vjeçare, me seli në Karolinën e Jugut, SH.B.A. Ka objekte prodhuese në Meksikë, Kinë, Itali, Angli, Portugali, Finlandë, Suedi, Indonezi, Gjermani, Bullgari, Nevada-SHBA dhe Maqedoni. KEMET zotëron gjithashtu dy kompani të specializuara elektronike, HELCO në Çikagoikago-Illinois dhe Dectron në Suedi.

Në Tetor 2012, në një parcelë prej 4.4 hektarësh, “KEMET” ka ndërtuar një fabrikë të re në  Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike Shkupi 1 me një sipërfaqe prej 10.000 metra katrorë. Investimi i përgjithshëm është 30 milion € dhe parashikohet të krijojë 500 vende pune. Në fillim të vitit 2018 janë 285 të punësuar. Në këtë fabrikë “KEMET” prodhon kondensatorë për industrinë e automobilave dhe aplikacione të ndryshme industriale.