KOSTAL

Kompania gjermane Kostal është një udhëheqëse globale në furnizimin me produkte elektronike të përparuara teknologjike, elektromekanike dhe mekaniko-elektronike për prodhuesit e mëdhenj industrialë. Kompania është e pranishme në 42 vende në të gjithë botën në 5 kontinente dhe ka një staf prej mbi 18,000 personash.

Në Dhjetor 2014, kompania njoftoi planet e saj për të rritur kapacitetin e prodhimit në Evropë përmes investimeve të saj në Maqedoni. Sipas planit, kompania filloi prodhimin në tetor 2016, si një investim Brownfield i vendosur në një ish-EMO në Ohër në impiantet e prodhimit me rreth 25,000 metra katror. Konsumatorët e “Costal” janë marka të famshme botërore të makinave si BMW, Daimler, Porsche, Tesla, RollsRoyce, Bentley…

Në fillim të vitit 2018, janë 221 të punësuar dhe pritet të hapen deri në 1.000 vende të reja pune. Zgjerim i konsiderueshëm i prodhimit dhe investimeve totale prej 70 milion € pritet në të ardhmen.