JOYSON SAFETY SYSTEMS

Ndërmarrja amerikane e produkteve të sigurisë Joyson Safety Systems (JSS) e njohur si ish Key Safety Systems (KSS) është një furnizues global i komponentëve dhe sistemeve kritike të sigurisë automobilistike. JSS është një lider botëror në hartimin, zhvillimin dhe prodhimin e ingranazheve inflatable, airbagsave , timonit dhe rripave të sigurimit. JSS është me seli në Michigan, Sh.B.A. me një rrjet ndërkombëtar me 34 kapacitetesh për shitje, dizajn dhe  prodhim  që punësojnë rreth 9,000 njerëz në të gjithë botën.

Në vitin 2014, JSS  zgjodhi Maqedoninë për të zgjeruar prodhimin e saj në Evropë. Kompania filloi të veprojë në vitin 2015 në një strukturë ekzistuese në Kërçovë si një investim Brownfield dhe nga viti 2016 vazhdoi prodhimin në një strukturë Greenfield që mbulon një sipërfaqe prej 13.600 metrash katrorë në Zonën Teknologjike Industriale të Kërçovës. Kjo kompani është nikoqirja e parë e zonës, por edhe investimi i parë i madh në qytet dhe rajon.

Madhësia e investimit kap vlerën e 15 milion eurove. Në fillim të 2018 janë 1,426 persona të punësuar dhe kjo shifër pritet të arrijë në 2,000 persona.