CONDEVO

Ndërmarrja italiane Condevo është një udhëheqëse në prodhimin e shkëmbyesve të nxehtësisë për ngrohëse të ujit dhe një furnizues i ngrohësve të ujit me famë botërore. Kompania ofron një gamë të gjerë komponentësh që plotësojnë kërkesat teknike dhe konceptet më të azhurnuara në këtë sektor. Condevo ka qenë e pranishme në tregun evropian që nga viti 1969.

Në Shtator 2015, kompania italiane Condevo filloi të ndërtojë fabrikën e saj të re në Maqedoni e vendosur në Zonën Teknologjike Industriale për Zhvillimin e Zonës në Shtip . Madhësia e investimit është 40 milion €. Ky investim duhet të rezultojë në 250 hapje të vendeve të punës në 5 vitet e ardhshme. Në fillim të vitit 2018, Kondevo punësoi 12 persona.