ODW ELEKTRIK

Ndërmarrja gjermane ODE Electrik ka një eksperiencë shumë vjeçare në prodhimin e komponentëve të automobilave dhe është një kompani inovative që zhvillon dhe furnizon kabllo me cilësi të lartë, solenoide dhe sisteme mekanike-elektronike.Kompania zhvillon teknologji dhe ka prodhimin e saj në katër lokacione evropiane, Gjermani,  Hungari, Ukrainë dhe Maqedoni, me një staf prej mbi 2,000 të punësuar.

Në Shtator 2017, ODE Electrik hapi zyrtarisht fabrikën në Maqedoni, e vendosur në Zonën Teknologjike të Zhvillimit Industrial midis qyteteve të Strugës dhe Ohrit.

Së bashku me ndërtimin e këtij objekti në zonë, ODE Electrik, që prej vitit 2014, po funksiononte në objekte  të adaptuar Brownfield në Ohër, ku janë bërë përgatitje për prodhimin e kabllove dhe instalimeve elektrike për markat më të njohura të makinave si Porsche, Mercedes,Folsfagen dhe BMW .

Me një investim prej 5 milion €, objekti i ri i prodhimit në Zonë mbulon një sipërfaqe prej 4.5 mijë metra katrorë me 307 të punësuar në fillim të 2018-ës. Në të ardhmen, objekti është planifikuar të mbulojë një sipërfaqe prej 10,000 metër katror me një vlerë totale investimi prej 15 milion € dhe të planifikuara 1.200 vende pune për Ohrin, Strugën dhe komunat fqinje. Përveç punonjësve, do të përfitojnë një numër ndërmarrjesh vendase të metaleve, si dhe shërbime të tilla si prodhimi i ushqimit, siguria dhe logjistika.