VITILLO GROUP

Grupi industrial italian Vitilo ka qenë i pranishëm në Maqedoni në ZLE  Shkup 1 si “Vitek Maqedonia” (Technohose) që prej vitit 2011. Biznesi kryesor i kompanisë është prodhimi i kyçeve  hidraulike nën presion të lartë dhe gypave prej gome për përdotim  automobilistik dhe industri të tjera, ndërsa prodhimi maqedonas është i destinuar për të gjithë Evropën, vendet e Gjirit dhe Amerikën.

Në fazën e parë “Vitillo” në Maqedoni investoi 10 milion €.

Në fillim të vitit 2016, ZLE Shkup 1 hapi objektin e dytë të prodhimit me një investim në vlerë 11 milion €.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në Vitek Maqedoni në fillim të vitit 2018 është 120 persona, dhe planifikohet të arrijë në rreth 300 persona.