NË ZONAT E LIRA EKONOMIKE RRITET NUMRI I VENDEVE TË PUNËS PËR 8% KRAHASUAR PËR NJË VIT

Në kompanitë aktive në ZLE në muajin korrik u regjistrua një numër i rritur i vendeve të punës prej 8,13% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2020, si dhe gati 1% më shumë krahasuar me qershorin e këtij viti. Për momentin në zona punojnë 14 240 bashkëqytetarë tanë, presim që trendi i tillë të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshëm mirpo një pjesë e tyre tashmë janë duke u zbatuar nëpër procedura për hapjen e vendeve të reja të punës, mirpo investitorët ekzistues sipas marrëveshjes kanë për detyrë të krijojnë 7.000 vende shtesë të punës.

Analiza e rregullt mujore e ZLE- së tregon një trend pozitiv sa i përket eksporteve dhe importeve. Për sa i përket ekspoteve, në shtatë muajt e parë eksporti i përgjithshëm në zona ka arritur në 1 miliard e 700 mijë euro, që është 56% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dmth mbi 9% në krahasim me vitin 2019 dhe pothuajse 30% më shumë se në vitin 2018. Vetëm në korrik eksportet arritën në 225 milion euro. Sipas analizës, kompanitë aktive në zona marrin pjesë me mbi 45% në eksportin total të vendit.

Në shtatë muajt e parë të vitit 2021, importi i përgjithshëm në zona është mbi 1 miliard e 767 milion euro dhe është rritur me 77% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra 35% krahasuar me 16% në vitin 2019, dhe mbi 58% në krahasim me vitin 2018. Vetëm në muajin korrik importi në zona ka arritur 232 milion euro që është më i larti në katër vitet e fundit në krahasim me të njëjtin muaj.

Për shkak të aktiviteteve të intensifikuara të importit, si dhe intensifikimit të investimeve në teknologji të reja mbulimi i importeve me eksporte në zona mbetet pothuajse i barabartë. Në korrik të vitit 2021 eksportet neto ishin në një pozitivitet prej 0,60%.

Përndryshe në fillim të vitit në ZLE janë lidhur marrëveshje me një vëllim total investimesh prej 120 milion euro, e cila në periudhën e ardhshme duhet të sjellin 1970 vende të reja të punës, mbi 2 miliard të ardhura, dhe vetëm këto kompani në vend, duhet të paguajnë mbi 70 milion euro për tatimin mbi fitimin.

Këto shifra pozitive janë rezultat i konceptit të ri të tërheqjes së investimeve në ZLE dhe Qeveri i cili bazohet në një analizë të planeve investuese 10 – vjeçare, në bazë të të cilave vlerësohen kapacitetet dhe investimet e kompanisë, dhe po përgaditet një paketë e individualizuar për pjesëmarrjen e shtetit.