JOVAN DESPOTOVSKIː NË GJASHTË MUAJT E PARË NË ZONAT E LIRA EKONOMIKE 105 MILION INVESTIME TË HUAJA

Që nga fillimi i vitit në ZLE janë lidhur marrëveshje me një vëllim total investimesh prej 105 milion euro, në gjashtë muajt e parë, aktiviteti më i lartë ekonomik u realizua në zona, tregon analiza  për funksionimin e gjysmëvjetorit në Drejtorinë e prezantuar nga drejtori i ZLE –së Jovan Despotovski.

,,Gjatë ditës së djeshme, dy marrëveshje të reja hynë në procedurën zyrtare të miratimit, për kompanin Dura e cila zgjeron investimet në fazën e tretë dhe Vitek e cila investon në fazën e dytë. Vëllimi i përgjithshëm i këtyre dy investimeve është 40 milion euro kështu që me ta në gjashtë muajt e parë kemi lidhur marrëveshje në vlerë totale prej 105 milion euro. Edhe më e rëndesishme është që vetëm këto kompani në periudhën e ardhshme duhet të sjellin 1850 vende të reja të punës, mbi 2 miliard të ardhura, dhe për shtetin të paguajnë mbi 70 milion euro për kontributet dhe tatimin mbi fitimin. Gjithashtu për momentin jemi në negociata me 30 kompani për një vëllim total prej mbi 400 milion euro. Të gjitha këto janë rezultate konkrete të konceptit të ri të funksionimit dhe masat e ZLE –së dhe Qeverisë për të inkurajuar investimet,’’ tha Jovan Despotovski. Me këtë trend ai pret 1 miliard investime të huaja dhe krijimin e 14.000 vende të punës për 3 vite.

Një gjysmë viti rekord është regjistruar në njëzet vitet e fundit, dhe në lidhje me eksportet dhe importet. Vëllimi i përgjithshëm i eksporteve në gjashtë muajt e parë arriti 1 miliard e 539 milion euro, që është 68% rritja e krahasuar me vitin 2020, 12,5% në krahasim me vitin 2019, pra 33% e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Aktiviteti ekonomik vërehet edhe te importi në zonat. Niveli i përgjithshëm i importit gjithashtu arriti në 1 miliard e 535 milion euro, i cili krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020 është 90% më shumë, ndërsa krahasuar me vitin 2019 ka një rritje prej 18,5% dhe 55,6% rritje krahasuar me vitin 2018.

,,Këto numra tregojnë se ekonomia në ZLE është në rrugën e duhur, nuk flasim më për rimëkëmbje por për rritje reale. Presim dhe shpresojmë se këta numra do të vazhdojnë të rriten edhe më tepër,’’ tha Jovan Despotovski.

Është regjistruar një rritje e konsiderueshme në krahasim me numrin mesatar të të punësuarve, dmth rritje gati 50% në 5 vitet e fundit. Numri i përgjithshëm për momentin është 14230 të punësuar.

Jovan Despotovski vuri në dukje se koncepti i ri i punës me të cilën tashmë është futur një sistem me një ndalesë, siguron mbështetje të plotë për investitorët në një vend nga planifikimi i investimeve deri te mbështetja në punë, që përqëndrohen në investime më cilësore që ofrojnë paga më të mëdha për të punësuarit më shumë para në buxhet dhe ofron mbështetje të investitorëve të individualizuar bazuar në një projekt 10- vjeçar të qarkullimit, të ardhurave dhe punësimit si dhe pagave që tashmë japin rezultate konkrete.

Ndër risitë e prezantuara nga drejtoria në këto gjashtë muajt është hapja e institucionit për publikun dhe llogaridhënie brenda së cilës paraqiten lëvizjet ekonomike në zona në nivel mujor, si dhe të gjitha detajet për ndihmë shtetërore dhe marrëveshjet e nënshkruara. Gjithashtu ka filluar një dialog i drejtëpërdrejtë me bashkësinë e biznesit, është e përgaditur një analizë e vlerës së tokës si bazë për inkurajimin e zhvillimit të barabartë rajonal dhe është futur një sistem i ri i kujdesit ndaj klientit, i ashtuquajtur sistem i një pike.

Jovan Despotovski njoftoi se në periudhën e ardhshme do të realizohen disa inciativa, përfshirë hyrjen e programave për kompanitë vendase, së bashku me IFC duke avancuar teknologjinë dhe mundësinë për rrjetëzimin e kompanive vendase në zinxhirin e furnizmit, pastaj një program për zhvillimin e afësive, inkurajimin e produktivitetit të punëtorëve dhe kompanive, prezantimi i shërbimeve të reja për mbështetjen e investitorëve përfshirë qasjen e shpejtë në shërbime nga instuticionet e tjera publike, si dhe një fushatë e re për prezantimin e mundësive të investimeve jashtë vendit me qëllim të inkurajimit të investimeve me fokus në të gjitha industritë.