JOVAN DESPOTOVSKI: NE JEMI DUKE INVESTUAR 15 MILION EURO NË INFRASTRUKTURË, NE GJITHASHTU DO TË NDIHMOJMË NË ZHVILLIMIN EKONOMIK LOKAL

Si pjesë e konceptit të ri, ZLE –ja i zgjeron mundësitë e investimeve në nivelin lokal si dhe hapjen e zonave të përbashkëta me komuna të mbështetura nga shteti. Sipas deklaratës, drejtori i ZLE –së, Jovan Despotovski u takua me Pero Kostadinov, kryetari i komunës së Vallandovës dhe kryetari i Gjevgjelisë, Sasho Potskov, duke filluar kështu një seri bisedimesh me disa komuna që synojnë të zhvillojnë një model për tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të huaja në nivelin lokal.

 

,,Ne jemi duke diskutuar me komunat se si tʻi përfshijmë ato dhe së bashku për të pëmirësuar kushtet për investitorët në nivelin lokal. Ne duam të zhvillojmë përvojën që kemi me investitorët e huaj në zonat e ZLE – së në nivelin lokal për kompanitë vendase. Në partneritet me komunat për të investuar në infrastrukturë të përmirësuar që do të tërheqë investitorë cilësorë të cilët do të sjellin punë të paguara mirë, veçanërisht për të rinjtë në rajonin Juglindor dhe të Vardarit, tha Jovan Despotovski.

 

Vallandova ka dy zona industriale, Despotovski dhe Kostadinov diskutuan për hapjen e një zone të tretë industriale me mbështetjen e shtetit. Të dy vizituan zonën industriale ,,Josifovo” dhe kompanitë “Vik – Mar” e cila merret me blerje dhe transport, si dhe qumështoren “Vardarec”.

 

,,Ne duam të dëgjojmë drejtëpërdrejt nevojat e biznesmenëve vendas në mënyrë që të krijojmë kushte më të mira për ta dhe tʻi inkurajojmë ata të investojnë këtu, në vendin tonë. Ky është një hap praktik i barazimit të kompanive vendase dhe të huaja që është pjesë e konceptit të ri të ZLE –së. Kompanitë tona vendase do të gëzojnë të njëjtat shërbime, mbështetje dhe privilegje si të huajat, tha Jovan Despotovski.

 

Drejtori i ZLE –së theksoi se aktualisht një cikël investimesh prej 15 milion euro është duke u implementuar në disa zona, në infrastrukturën themelore dhe se po përgatitet një studim i fizibilitetit për ZLE –në në Gjevgjeli, i cili do ta vë në funksionim këtë zonë joaktive. Kryetari Gjevgjelisë Sasho Potskov tha se komuna tashmë po investon në infrastrukturë në zona, e cila do të përshpejtojë zbatimin e planeve për të aktivizuar zonën.

ZLE -ja njoftoi se konsultimet me komunat e tjera do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe shtoi se ky proces duhet të rezultojë ndryshime në legjislacion, i cili do të lehtësojë investimet e shtetit në infrastrukturën e zonave industriale në nivelin lokal.