JOVAN DESPOTOVSKI: NISMAT E REJA NË ARSIM DO TË SJELLIN PAGA MË TË LARTA DHE MË SHUMË TË RINJË TË MBESIN NË SHTET

Drejtori i Drejtorisë për Zonat e Lira Ekonomike Jovan Despotovski paralajmëroi masa të reja për përparim të konceptit të arsimit dual sipas nevojave të kompanive dhe mbështetje të nismës së Institutit për menaxhmet dhe biznes Hajldelberg për vendosje të modelit gjerman të edukimit në vend. Ai në hapjen e panel diskutimit përkushtuar “Arsimit dual gjerman dhe lidhjes me sektorin e biznesit”, në suaza të “Javës ballkanike të biznesit”, të organizuar nga Instituti porositi Jovan Despotovski:

,,Me konceptin e ri të punës së ZLE –së janë targetuar masat dhe programet me lidhshmëri të konceptit të arsimit dual. Këto masa do te sjellin jo vetëm punë të qëndrueshme, por edhe paga më të larta për bashkëqytetarët tanë, veçanërisht për të rinjtë që besoj se do të jetë një motiv i qartë për ata që të qëndrojnë në vendin e vet dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Njëkohësisht, ne mbështesim inciativën e Institutit Hajdelberg për hapjen e një shkolle të mesme gjermane në Shkup. Mundësia që të rinjtë të mësojnë në modelin gjerman të edukimit është një hap i madh përpara që do të kontribuojë në konkretizimin e kuadrit profesional dhe do tʻu sigurojë një të ardhme këtu. Pres që ky institucion i ri arsimor të rritet, e cila do të jetë një lidhje shtesë midis arsimit zyrtar maqedonas dhe nevojave të kompanive në ZLE për vendet e punës që u nevojiten,”- tha Jovan Despotovski.

Ai gjithashtu njoftoi se në ZLE zhvillohen masa të reja për krijimin e vendeve të reja të punës si dhe trajnim për punonjësit në mënyrë që të inkurajohet produktiviteti, që do të çojë në paga më të larta.

ZLE tashmë siguronë 14.000 vende pune për bashkëqytetarët tanë, dhe sipas parashikimeve tona ne presim që ky numër të dyfishohet në 3 vitet e ardhshme. Për momentin, sipas kontratave ekzistuese, duhet të krijohen 7500 vende pune shtesë, dhe ne jemi në negociata me 30 kompani  tjera që njoftojnë mundësinë e 5500 punsime të tjera.

Qëllimi është të sigurojmë prespektivë për të rinjtë dhe për një të ardhme këtu, në shtëpi, dhe tʻu tregojmë investitorëve se kemi njerëz të vlefshëm, të kualifikuar dhe cilësorë, në zhvillimin e të cilëve investon ky vend dhe do të investojë edhe më shumë në të ardhmen,” porositi Jovan Despotovski.