JOVAN DESPOTOVSKI: FOKUSOHEMI NË INVESTIME MË CILËSORE TË CILAT SJELLIN PAGA MË TË LARTA

,,E hapim vendin për të gjithë investitorët të cilët do të sjellin vlerë më të madhe të shtuar, vende stabile të punës dhe paga më të larta për bashkëqytetarët tanë. Më nuk e paraqesim më veten si një vend me fuqi punëtore të lirë dhe përpiqemi të sigurojmë një jetë dinjitoze për të gjithë. Vlera e shtuar e projektit është se ai duhet të na çojë përpara,” theksoi Jovan Despotovski drejtor i ZLE –së para biznesmenëve rumunë në forumin ekonomik maqedonas  –  rumun të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ambasadën rumune dhe Drejtorinë për Zonat e lira ekonomike.

Jovan Despotovski  kompanive rumune ju prezantoi mundësinë për investime në vend dhe konceptin e ri për tërheqjen e investimeve në ZLE.

,,Ajo që na bën ndryshe është paketa e re e ndihmës shtetërore, e krijuar mbi analizën e planeve të investimeve dhe profilit të kompanisë, si dhe sistemin e ri të kujdesit ndaj  përdoruesit, i ashtuquajtur sistem “ i një pikë hyrëse” i cili ofron qasje të thjeshtë ndaj shërbimeve për kompanitë dhe mbështetje të personalizuar,” tha Jovan Despotovski.

Jovan Despotovski vuri në dukje se investitorët tashmë e njohin konceptin e ri dhe klimën e favorshme të biznesit në vend.

,,Vetëm në muajt e fundit kemi arritur të rrisim interesin në mbi 30 kompani, investitorët aktual dhe potencial për një vëllim investimesh prej 425 milion euro, të cilët duhet të sjellin  8500 vende të reja pune. Kjo është një dëshmi  se me një sërë masash ne mund të krijojmë një koncept  të ri zhvillimi të ekonomisë maqedonase që do të bazohen në investime që do të kenë përfitim edhe kompanitë, si dhe shteti por edhe qytetarët,” theksoi Jovan Despotovski.

Ai theksoi se pandemia tregoi se përqëndrimi vetëm në një sektor është rreziku, si në rastin e industrisë së automobilave në vendin tonë, për shkak të së cilës ZLE –ja e ndryshon politikën e saj dhe hapet për të tërhequr  investime edhe nga sektor të tjerë.

Në forum morën pjesë edhe përfaqësues të njëzet kompanive rumune nga sektorë të ndyshëm, siç janë: ndërtimi, turizmi, energjia, teknologjitë e informacionit.