JOVAN DESPOTOVSKI: ME RREGULLA TË QARTA TË LOJËS NE DO TA FORCOJMË BESIMIN E NDËRSJELLTË DHE DO TË INKURAJOJMË INVESTIME TË REJA

Në një panel diskutimi ,,Rregulla dhe defenicione të qarta për shpenzime të përshtatshme investuese dhe sistem më efikas për pagesë dhe ndjekje të ndihmës shtetërore”. Drejtoria e ZLE –së e fillon serinë e debateve me komunitetin e biznesit, qëllimi i të cilit është që të përmisojë shërbimet dhe klimën për investime në Maqedoninë e Veriut. Ky proces është realizuar në partneritet me Këshillin për investues  të huaj dhe me Shoqatat e ndërmarrjeve të huaja të kompanive  me prodhim të avancuar  teknologjik.

Ne jemi duke prezantuar një sistem të ri për përmisimin e marrëdhënieve me investitorët. Ne duam të arrijmë një zgjidhje përmes një procesi të hapur bisede për të gjitha vështirësitë praktike me të cilat përballemi por gjithashtu  ajo që ekziston si potencial ta përdorim  për të përmisuar shërbimet. Sot biseduam për një temë shumë specifike  –  përdorimin dhe monitorimin e ndihmës shtetërore dhe përcaktimin e shpenzimeve të kualifikuar.

Ne prezantojmë rregulla të qarta të lojës sipas së cilës do ta forcojmë besimin e ndërsjelltë dhe do të inkurajojmë përmirësimin e klimës së biznesit duke e vendosur  Maqedoninë e Veriut si një destinacion serioz për investime,”  tha  Jovan Despotovski, drejtori i  ZLE – së.

Ai  theksoi se qëllimi është që të sjellë mekanizma mbrojtës për kompanitë, por edhe për shtetin  dhe se kjo duhet të rezultojë  në udhëzimet që do të zbatohen për kompanitë jashtë zonave.

,,Ne duhet të gjejmë një mënyrë për tʻu marrë me rreziqe mbrojtëse që egzistojnë, siç është kontrolli i kostovo dhe sa reale janë ata me çmimet e tregut. Kjo është në interes të investitorëve, por edhe për të gjithë bashkëqytetarëve tanë – taksapaguesit në vend. Ambicia jonë është ajo që ne po e diskutojmë sot duhet të vazhdojë të jetë edhe për kompanitë jashtë zonave. Ky është një hap i vërtet në drejtimin që ne duam të pasqyrohemi në të gjitha elementet e tjera të dhënies së ndihmës shtetërore,” theksoi Jovan Despotovski.

Shtefan Peter, presidenti i Këshillit për investime të huaja e përshëndeti inciativën për një debat kaq të hapur.

,,Të gjithë mund të pajtohemi se investimet e huaja direkte janë të rëndësishme për çdo vend, veçanërisht për një vend të vogël siç është Maqedonia e Veriut. Ata sjellin kapital të ri, punësim, arsim, transferim të teknologjisë. Të gjitha vendet konkurojnë në tërheqjen e investimeve të huaja. Vetëm në Këshillin, tani kemi 130 kompani të huaja që bëjnë prodhimin e 5 miljard euro dhe punësojnë 50.000 persona. Prandaj mendoj se mundemi gjithmonë dhe duhet të përmisojmë gjërat në mënyrë që të përparojë sistemi, që të kemi më shumë fleksibilitet dhe të kemi zhvillim që mund të jetë i parashikueshëm,” theksoi Shtefan Peter.

Drejtori i Shoqatës së kompanive të huaja me prodhim të avancuar teknologjik, Viktor Mizo theksoi nevojën për azhurnim më  të shpeshtë të këtij udhëzimi, i cili rregullon kostot e pranueshme.

,,Kjo është një temë shumë e rëndësishme që e kemi hapur shumë kohë më parë dhe më në fund për tre vjet do të ulemi për të gjetur një zgjidhje. Është mjaft e rëndësishme për kompanitë e ardhshme të dinë paraprakisht se çfarë është një kosto e arsyeshme investimi, e cila do të jetë në të njëjtin parim për të gjithë. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që ky udhëzues të përputhet me standardet globale. Besoj se kjo do të kontribuojë në përmisimin e procedurave dhe do të jetë baza për ndryshimin e akteve ligjore, si dhe vërejtjet tona do të merren parasysh,” tha Viktor Mizo.

Në panel morën pjesë mbi 30 kompani aktive në zona dhe jashtë tyre. Të gjithë e përshëndetën inciativën për diskutimin e hapur që duhet të kontribuojë në përmirësimin e klimës së biznesit. Të gjitha sugjerimet specifike rreth këtij debati do të analizohen dhe përfshihen në avancimin e legjislacionit për një sistem më efikas për pagesën dhe monitorimin e ndihmës shtetërore dhe do të përmbahen në një udhëzues të përgaditur nga zyra ndërkombëtare e auditimit Prajsvoterhaus Kupers, e zgjedhur në një procedur e tenderit nga ZLE –ja.

Paneli tjetër do ti kushtohet sistemit të sapo prezantuar të kujdesit për përdoruesit, Sistem i një pikë hyrëse të ZLE –së.