PSHP( Pyetje më shpesh të parashtruara)
Çka është ZLE ?
Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike (ZZHIT) është pjesë nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si pjesë e rajonit tatimor, është e ndarë nga pjesa tjetër e zonës doganore, një zonë e veçantë e rrethuar dhe e shënuar që paraqet një tërësi funksionale në të cilën kryhen veprimtari në kushte të përcaktuara me Ligjin për ZLE dhe ligjin tjetër . Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike është formuar me qëllim të zhvillimit të teknologjive me produktivitet të lartë dhe moderne, duke futur një prodhimtari me përfitim ekonomik dhe përdorim efikas të burimeve me zbatimin e standardeve më të larta ekologjike. Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike është zonë e lirë në aspektin e ligjeve tatimore dhe doganore.
Si të regjistroj një kompani dhe sa kohë është e nevojshme për regjistrimin?
Kompania regjistrohet me vizitën në një zyre dhe punësimin e vetëm një personit. Ju mund të regjistroni një kompani për vetëm 4 orë.
Cilat lloje të aktiviteteve mund të kryhen në ZLE?
Zonat Zhvillimore Industriale – Teknologjike janë krijuar për të kryer procese kryesisht, të orientuara për eksport dhe procese prodhuese të teknologjisë së lartë. Informacione më të detajuara për veprimtaritë e lejuara që munden të kryhen në ZLE mundeni ti gjeni në nenin 35 alinea 1 të Ligjit të ZLE I vendosur në web faqen tonë.
A mundet kompania ime të jetë e vendosur jashtë ZLE dhe të shfrytëzojë nga përfitimiet që I ofron Ligjin për ZLE?
Përfitimet për kompanitë që i ofron Ligjin për ZLE vlejnë vetëm për kompanitë që veprojnë brenda kufijve fizik të ZLE.
A mund të transferoj para lirisht jashtë shtetit?
Po. Nuk ka ndalesa nga autoritetet kompetente për lëvizjen e kapitalit.
A është hyrja në ZLE e lirë?
Hyrja, lëvizja dhe dalja në ZLE dhe nga ZLE kontrollohet nga rojtare e Drejtorisë për ZLE dhe Zyra Doganore në ZLE.
Ku kryhen formalitetet doganore për import/eksport të mallrave në/nga ZLE?
Të gjitha formalitetet doganore për import/eksport të mallrave në/nga ZLE kryhen brenda Zonës, duke shmangur kështu ndalimin e mjeteve të transportit në vendkalimet kufitare gjatë importit/eksportit të mallrave.
Ku ndodhet Zyra e Drejtorisë Doganore në ZLE, Shkupi 1?
Zyra është vendosur në ndërtesën administrative pranë portës kryesore të ZLE Shkup 1.
Çfarë lloj dokumentacioni duhet të posedoni kur importohen se eksportohen mallra?
Gjatë importimin ose eksportimin e mallrave për përdorimin fundor parashtrohet një Shtesë e plotësuar për impprtim/eksportim të mallrave. Shtesa mund të gjendet në ballinën e faqes tonë të prezentimit në internet, në sesionin e Shtesave, ose në hyrje kryesore të ZLE.
A lejohet hyrje për vizitorët e biznesit në fabrikën time në ZLE?
Drejtoria e ZLE lëshon një kartë identifikimi falas për visitorët e biznesit.
Si të gjej punëtorë maqedonas të nevojshëm për kompaninë time?
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka shumë agjenci për punësim. Drejtoria e ZLE sipas kërkesës suaj gjithashtu mund të sigurojë informata për të kontaktuar.
Me kë mund të bashkëpunoj për nevojat e kompanisë time?
Universitetet në Maqedoninë e Veriut janë të hapura për bashkëpunim me kompanitë e huaja nëpërmjet të krijimit dhe implementimit të trening programeve të bëra me porosi. Drejtoria e ZLE sipas kërkesës suaj gjithashtu mund të sigurojë informacione për kontakte. Gjithashtu programet e trajnimit mund të implementohen në bashkpunim me agjencitë për punësim dhe trajnim.
A mundet të punësohen të huajt në një kompani që operon në ZLE?
Ju mund të punësoni njerëz nga çdo vend.
A mundet të punësuarit në ZLE të përdorin mjete transportuese private për të hyrë në Zonë?
Me kërkesë të Përdoruesit në ZLE, Drejtoria e ZLE lëshon letërnjoftim vjetor për hyrje e makinës në ZLE.