INVESTIMI I ,,MAGNA” NË STRUG ËSHTË KONFIRMIM PËR POLITIKAT E MIRA EKONOMIKE TË QEVERISË, JANË PLANIFIKUAR MBI 1.200 VENDE PUNE

“Kompania kanadeze ,,Magna”, solli vendim të investojë dhe të hapë fabrikë në Maqedoninë e Veriut, para së gjithash për shkak të klimës së mirë dhe të parashikueshme të punës në vend që i përmbush qëllimet afatgjate të kompanisë “, tha Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij me rastin e investimit të ri të ,,Magna International” e cila do të hapë një fabrikë në Zonën e lirë ekonomike në Strugë.

Në prezantimin e investimit morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetarët e Ohrit dhe Strugës, si dhe përfaqësues të udhëheqësis “Magna”.

Kryeministri Zaev theksoi se cikli investues i ,,Magna” filloi në mars të vitit 2021 dhe do të zgjasë deri në vitin 2026, ndërsa objekti do të ndërtohet dhe do të jetë në gjerësi rreth 17.000m2

Prodhimi i produkteve të para nga Maqedonia e Veriut, retrovizorë për “Daçia Daster” është planifikuar për në fund të vitit 2021. Sipas marrëveshjes për ndihmë shtetërore, shuma e investimit është së paku 35 milionë euro. Sipas marrëveshjes, shuma e ndihmës shtetërore është 50% e investimit të realizuar i cili do të zbatohet përmes lirimit nga taksat dhe doganat, si dhe krijimin e vendeve të punës, për shpenzime të arsyeshme të investimeve dhe konkurrencë.

Për momentin, 40 persona janë të punësuar tashmë, ndërsa sipas marrëveshjes për ndihmë shtetërore, 300 bashkëqytetarë tanë do të punësohen. Sipas planit të biznesit të kompanisë, mbi 1,200 vende pune janë planifikuar në 10 vitet e ardhshme. Investimi i ri në Strugë është një tjetër konfirmim i angazhimit të kësaj qeverie për zhvillim rajonal të ekuilibruar për vende të reja të punës të paguara mirë, që është një stimulim i ri për ekonominë tonë. Kjo është një mundësi për t’u dërguar një mesazh investitorëve nga ky vend, për të përdorur mundësitë dhe për të investuar kapitalin e tyre në Maqedoninë e Veriut. Qeveria po krijon një mjedis të favorshëm biznesi dhe kushte të barabarta për investitorët vendas dhe të huaj”, tha Zoran Zaev në fjalimin e tij.

Kryeministri nënvizoi se përfitimet nga ky investim janë të numërta, ndërsa prej tyre janë intensive të bashkëpunimit me kompanitë vendore.

,,Për këtë qëllim, ka filluar një proces për të identifikuar furnizuesit lokal nga Maqedonia e Veriut, të cilët do të përfshiheshin si furnizues të mundshëm të lëndëve të para për “Magna”, por edhe për ndërmarrjet e tjera. Një bashkëpunim i tillë me ndërmarrjet vendase ka një kontribut të fortë në ekonominë e përgjithshme në vend. Qeveria i mbështet investimet që krijojnë vlerë të lartë të shtuar, zbatojnë teknologji moderne, krijojnë vende të reja pune, eksportojnë, rigjallërojnë mjedisin e biznesit dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë”, theksoi Zoran Zaevi.

Jovan Despotovski, drejtor i Drejtorisë për Zona të  lira ekonomike tha se kompania “Magna” do t’ju sjell standard të mirë dhe mundësi për karrierë të suksesshme mbi 1.200 bashkëqytetarëve tanë, veçanërisht të rinjëve.

,,Duke investuar në kompani të tilla të përparuara teknologjikisht që sjellin paga më të larta, ne u sigurojmë atyre një jetë të denjë dhe një shans për një karrierë të suksesshme këtu në vend. Ne tashmë po flasim me menaxhmentin e “Magna” për zgjerimin e investimit dhe do të punojmë për ta realizuar atë. Me konceptin e ri të tërheqjes së investimeve, i cili është aplikuar nga ZLE –ja për muajt e fundit, ne kemi arritur të stimulojmë interesin në më shumë se 30 kompani për një vëllim investimi prej mbi 425 milionë euro, i cili do të sjellë 8,500 vende të reja pune. Kjo është një provë që investitorët njohin masat e investimeve të Qeverisë me të cilat ne krijojmë një politikë të re ekonomike të zhvillimit dhe një klimë të favorshme biznesi. Qëllimi është të ecim përpara me investitorët që rriten së bashku me shtetin”, tha Jovan Despotovski.

Nënkryetari i kompanisë “Magna”, Dejvid Krespi, e prezantoi investimin e ri në Strugë dhe tha se “Magna” ka 160.000 të punësuar në të gjithë botën, është i pranishëm në 21 vende me 350 fabrika prodhimi. Përveç Amerikës së Veriut dhe Evropës, biznesi tashmë po zgjerohet në tregun aziatik. Në vitin 2020, ka realizuar qarkullim prej 33 miliardë dollarësh, ndërsa në vitin 2019 gjithsej 40 miliardë dollarë.

Në këtë ngjarje, në fjalimet e tyre inxhinierët e rinj të punësuar në “Magna”, Kristina Dobrevska dhe Misho Veljanoski dërguan një motiv për të gjithë të interesuarit në të ardhmen për zhvillim profesional në përputhje me standardet bashkëkohore.