Iproteks  është një  kompani  Gjermane nga industria e automobilizmit, e cila solli vendim që të investon në ZLE – së Shkupi  1, Repuplika e Maqedonisë së Veriut.

Kompania  Iproteks  dhe  Drejtoria  për  Zonat e Lira Ekonomike, më 20 janar, 2021 nënshkruan kontratën  për mbështetje të shtetit,  sipas  së cilës kjo kompani  gjermane, që është një pjesë e grupacionit Innotech & Iprotex, e cila morri për obligim që të investon dhe atë një vlerë prej 5 milion eurosh  dhe të hap së paku (minimum) 30 vende pune në ZLE  Shkup 1.

Në fabrikën e ZLE-së Shkupi 1, kompania planifikon të zhvendos  pjesë të prodhimit, përfshir teknologjinë nga  Gjermania në Maqedoninë e Veriut. Iprotex ZLE  Shkupi 1 do të filloj me sjelljen e teknologjisë së re, më saktësisht, do të sjellë një linjë prodhimi për nxerjen e monofilamenteve. Kjo është një  lëmi krejtësisht e re në portofolin(veprimtarin) e kompanisë.

Kompania Iprotex e formuar në vitit 1999, me seli në Gjermani. Ka 6 fabrika të cilat janë të vendosura në 4 kontinente të ndryshme, 2 zyra shitjesh. Kompania merret me prodhimin e materialeve për industrinë e automobilizmit, tekstil teknik dhe material për izolim termik. Iprotex kohën e fundit  është duke hulumtuar dhe përsosur disa teknikave të reja për izolimin termo –  teknik të indusrisë së automobilizmit dhe gjithashtu në kohën e fundit, të vitit 2019, bëri  një marrëveshje të re me Agjensin Hapësinore Evropiane  dhe NASA -n  për prodhimin e mbulesave të pranuesit satelitorë në anijet kozmike.

 

Për të hyrë në faqen e Iprotex klikoni këtu.