Gereshajmer

Në fillim të vitit 2019, kompania e njohur gjermane nga industria farmaceutike ,,Gereshajmer” morri vendim që të realizoj një investim në një fabrikë të re, në ZLE Shkupi 2, dhe në tetor të këtij viti u nënshkrua  marrëveshja për qira të tokës.

Kjo është fabrika e parë e kompanisë gjermane në Evropën Juglindore, por  Maqedonia e Veriut ishte e zgjedhur si  një  biznes i favorshëm në konkurrencë me vendet fqinje, për shkak të politikave të  Qeverisë, si dhe anëtarsimin në NATO.

,,Gereshajmer” vetëm në fazën e parë është e angazhuar që të hap 200 vende pune, dhe në një periudhë të shkurtër të dyfyshohet ky numër, për  kuadrin me arsim të lartë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Cikli i parë investues i ,,Gereshajmer” është pesë vjeçar dhe filloi në vitin 2019, ndërsa pritet të përfundojë deri në vitin 2024 me investim prej të paktën 25 milionë euro. Prodhimi në vendin tonë filloi në prill të vitit 2020.

Kompania gjermane ,,Gereshajmer”, me sedilje në Dizeldorf është lider global në prodhimin e produkteve të specializuara nga qelqi mjekësor dhe plastika.

Kompania ka kapacitete prodhuese në15 vende të Evropës, në Azi, Amerikën Veriore dhe asaj Jugore dhe mbi rreth 10.000 të punësuar dhe realizon të ardhura përafërsishtë 1,4 milion euro.