Purplast

Kompania turke Purplast, e cila ka përvojë 40 vjeçare në industrinë e automobilave dhe eksporton produktet e saj në 36 vende të botës, në gjysmën e dytë të vitit 2021,  ku u nënshkrua marrëveshja për ndihmë nga shteti për realizimin e këtij investimi në ZLE Shkupi2. Në gjysmën e dytë të vitit 2021, do të hapë fabrikën e saj të re në ZLE Shkup 2 në të cilën realizon investime prej 5,1 milionë euro, dhe ku fillimisht do të punësohen 40-50 persona. Deri në fund të ciklit investues, numri i përgjithshëm i të punësuarve është planifikuar të arrijë në 200 persona.

Realizimi i këtij investimi filloi në vitin 2019, kurse përgatitja e truallit më 1 korrik 2020 dhe për një periudhë prej 7,5 muajsh përfunduan 75% e ndërtimit të objekteve. Sipërfaqja e truallit ndërtues me qira për Purplast është 26.000 m2, në fazën e parë është përdorur 50% e truallit (Faza 2 pritet për 2025). Gjithsej janë 12.000 m2 sipërfaqe të mbyllur: ndërtesa administrative në 2 kate me gjithsej 1.600 m2 dhe një sallë prodhimi, dhoma mekanike: gjithsej 10.400 m2.

Purplast është një nga partnerët lokalë të një investitori tjetër të huaj në vend, Van Hol, dhe portofoli i produktit të tij është i madh dhe përfshin prodhimin e pjesëve të brendshme (paneli i kontrollit, mbulesat, ndarjet, tapiceritë e tavanit, dorezat, timonët), pjesa e jashtme e automjete komerciale (parakolpë, grilë e përparme dhe e pasme, panele anësore, panele çatie.), si dhe prodhimi i ulëseve (vagonë udhëtarësh, autobusë urbanë dhe kamionë).