INVESTIM I RI NË ZONAT E LIRA EKONOMIKE – ARRITI MARRËVESHJE ME KOMPANINË TURKE ,,TEKNOPANEL”

Kompania turke ,,Teknopanel” do të investoj 16 milion euro në ndërtimin e një kapaciteti të ri prodhues në ZLE Shkup. Vendimi për investime u arrit në një takim në Stamboll të drejtorit të ZLE –së dhe menaxhmentit të kompanisë.

Sipas planit të investimit dhe parashikimeve financiare, ,,Teknopaneldo të krijojë 120 vende të reja pune, me eksport të pritshëm total prej mbi 150 milion euro në 10 vitet e ardhshme. Vetëm si detyrim për kontributet e pagave, buxheti i shtetit do të krijojë mbi 5 milion euro të ardhura, ndërsa detyrimet për tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale tejkalojnë 2,5 milion euro. Sipas konceptit të ri të tërheqjes së investimeve në ZLE, çdo investitor potencial duhet të paraqesë plan investimi 10 – vjeçar në bazë të të cilit vlerësohet kapaciteti i kompanisë dhe investimi, dhe po përgaditet paketë e individualizuar për pjesëmarrjen e shtetit në investim.

Kompania është një nga eksportuesit më të mëdhenj në Turqi dhe në listën e 500 kompanive kryesore industriale në vend, me 4 fabrika në Turqi. Maqedonia e Veriut është destinacioni i parë investues për këtë kompani jashtë tregut të brendshëm.

Vetëm që nga fillimi i vitit në ZLE kanë përfunduar kontratat me vëllim të përgjithshëm investimesh prej 105 milion euro, kurse në gjashtë muajt e parë është arritur aktiviteti më i lartë ekonomik në zona që nga themelimi i tyre. Negociatat janë duke u zhvilluar aktualisht me 30 kompani për një investim total mbi 400 milion euro. Këto shifra janë për shkak të konceptit të ri të funksionimit dhe masave të ZLE – së dhe Qeverisë për të inkurajuar investimet. Me këtë trend, drejtori Jovan Despotovski njoftoi se priten 1 miliard investime të huaja dhe krijimin e 14.000 vendeve shtesë të punës deri në vitin 2024.