NË ZONAT E LIRA EKONOMIKE VAZHDON RRITJA

 

Rritja e zonave të lira ekonomike vazhdon edhe në muajin prill, me rritjen e eksporteve dhe importeve si dhe  puna e qëndueshme këtë e tregon analiza e rregullt mujore e ZLE – së.

Aktivitetet e eksporteve në zona në muaji prill arritën 279 milion euro, që është 7% më shumë e krahasuar në muajin mars të këtij viti. Për më tepër, eksportet në katër muajt e parë të këtij viti arritën në 1 miliard e 55 milion euro dhe u rritën me 67% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose pothuajse 27% krahasuar në vitin 2018.

Kompanitë aktive në zona  edhe mëtutje mbeten bartës i eksportit në vend pothuajse 48% e shumës totale. Kjo tregon se megjithëse këto kompani ishin më të prekura nga kriza, ato demonstruan një potencial të lartë për rimëkëmbje të shpejtë, e cila është për shkak të masave të synuara dhe mekanizmave për përkrahjen nga  ZLE  dhe shteti.

Në krahasim me importin, në fillim të muajit prill nga viti 2021 importet totale arrijnë mbi 1 miliard euro dhe u rritën me 85% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 37% krahasuar në vitin 2018. Vetëm në muajin prill importi në zona ka arritur 318 milion euro që është për 23,6% më shumë krahasuar në muajin mars.

Trendi i rritjes së importeve lidhet gjithashtu me rritjen e aktivitetit të investimeve në zona. Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti u nënshkruajtën marrëveshje me pesë kompani, investimet totale të cilat duhet të arrijnë mbi 65 milion euro.

Përshkak të këtij trendi mbulimi i eksporteve dhe importeve është pothuajse i barabartë. Në muajin prill të vitit 2021 eksportet neto janë të parëndësishme prej 0.10%, ndërsa në nivelin shtetëror për tremujorin e parë ky raport ishte -24%.

Analiza e rregullt mujore e Drejtorisë së ZLE për muajin prill tregon se numri i të punësuarve në zona mbetet i qëndrueshëm. Në këtë kompani punojnë rreth 14.000 persona, mirpo një pjesë e tyre tashmë janë duke u zbatuar nëpër procedura për hapjen e vendeve të reja pune.

Ky trend pozitiv pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme duke i pasur parasysh njoftimet nga ZLE se negociatat tashmë janë duke u zhvilluar me mbi 20 kompani për një vëllim investimesh prej mbi 300 milion euro dhe hapjen e 5500 vende të reja pune.