NJË REKORD I DYTË TREMUJOR NË ZONAT E LIRA EKONOMIKE DHE HAP VENDE TË REJA PUNE

Në zonat e lira ekonomike, pas tremujorit të parë dhe në tremujorin e dytë të këtij viti është regjistruar nivel më i lartë i aktivitetit ekonomik në katër vitet e fundit, tregon analiza e rregullt mujore e ZLE- së.

Eksporti në tremujorin e dytë nga viti 2021 arriti 763 milion euro, që është për 140% më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2020, ndërsa në krahasim me vitin 2018 rritja është rreth 27%.

Aktiviteti i eksportit në muajin qershor të këtij viti është më i lart në bazë mujore  krahasuar me 4 vitet e kaluara dhe arriti një nivel prej 239 milion euro, që është 25 milion më shumë se i njëjti muaj në vitin 2020.

Për sa i përket importeve, niveli më i lartë u regjistrua krahasuar me të njëjtin tremujor në secilin prej katër viteve të fundit. Kështu, importi në tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 799 milion euro dhe është madje 200 % më i lartë se tremujori i njëjtë i vitit të kaluar, pra 62% më i lartë krahasuar me tremujorin e dytë në 2018. Gjithashtu, importi mujor në ZLE në muajin qershor të vitit 2021 tejkalon importin mujor për të njëjtin muaj në katër vitet e fundit dhe është në nivelin e 225 milion euro. Krahasuar me muajin qershor të vitit 2020, importet janë më të larta për 37 milion euro.

Për shkak të aktiviteteve të tilla si dhe reformave të investimeve të kompanive në teknologji të reja, mbulimi i importit me eksportin ne tremujorin e dyte eshte 95.5%. Vetëm në muajin qershor, eksporti në ZLE është për 12 milion euro më i lartë se impori, dmth shkalla e mbulimit arrin ne 106.2%.

Vazhdon rritja e vendeve të reja të punës në kompanitë aktive në ZLE. Në qershor është regjistruar rritje të vendeve të reja të punës me mbi 7,12% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020. Vetëm në krahasim me muajin e fundit të majit ka një rritje prej 1,36% dmth janë krijuar pothuajse 200 vende të reja pune.

Presim që trendi i tillë të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshme, duke marrë parasysh në negociata intensive për investime të reja nga kompanitë aktuale dhe të huaja dhe nga vendi. Kohët e fundit, u prezantua investimi i ri i kompanisë kanadeze Magna, e cila nga 15 milion euro e paralajmëruar fillimisht tani është rritur gati në 40 milion euro, me mbi 1.200 vende të reja pune.

Kjo është një dëshmi, një qasje e re në punën e ZLE –së dhe jep rezultate konkrete. Në vend kemi krijuar koncept të ri të ekonomisë që bazohet në investime cilësore, të cilat sjellin përfitime për kompanitë, për shtetin dhe për qytetarët”, tha Jovan Despotovski, drejtor i ZLE –së.