TAKIM DESPOTOVSKI DHE HOLSHTAJN – KA PARAQITUR KONCEPTIN E RI TË INKURAJIMIT TË INVESTIMEVE

Drejtori i Drejtorisë për zona të lira ekonomike, Jovan Despotovski dhe Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë N.E. Anke Holshtajn në Maqedoninë e Veriut e realizuan një takim për të diskutuar investimet ekzistuese dhe të reja nga Republika Federale e Gjermanisë, dhe në kontekstin e konceptit të ri të punës në ZLE.

Siç u prezantua në takim, Qeveria dhe Drejtoria e ZLE –së i njohin nevojat e investitorëve për një klimë të parashikueshme biznesi, qasje në infrastrukturë cilësore dhe shërbime publike efikase. Mbështetjen që Drejtoria e ZLE –së po e zhvillon në këtë kontekst, si dhe qasja që ka hyrë në një paketë mbështetëse të individualizuar tashmë po sjellë rezultate. Që nga fillimi i vitit, investimet në vlerë mbi 120 milionë euro tashmë janë realizuar ose janë në fazën përfundimtare të përgaditjes, dhe gjithsej afër 2,000 vende të reja pune.

Ambasadorja Holshtajn shprehi kënaqësinë që Gjermania dhe kompanitë që investojnë në vend janë një shembull i praktikës së mirë dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë të punojë për të rritur praninë ekonomike në rajon.

Në takim u prezantua statusi i negociatave me disa kompani të mëdha gjermane, disa prej të cilave janë investitorë të rinjë, dhe për realizimin e investimeve të reja në 2-3 vitet e ardhshme. Përveç kësaj, u diskutuan edhe nismat e reja të Drejtorisë së ZLE-së në pjesën e zhvillimit të kapitalit njerëzor, e cila ka një rëndësi të veçantë për investitorët. Jovan Despotovski informoi edhe për përgaditjet për një cikël të ri të aktiviteteve për të inkurajuar investimet, duke u fokusuar në Evropën Perëndimore, Shtetet e Bashkuara, si dhe Azinë Lindore.

Vetëm në zonat e ZLE –së deri më tani ka shtatë kompani gjermane me një vëllim total të investimeve të realizuara dhe të planifikuara prej më shumë se 105 milion euro, me më shumë se 4,600 vende pune. Këto shifra parashikohen të rriten në vitet e ardhshme.