STUDENTËT NGA I GJITHË VENDI PRAKTIKË ME PAGESË NË ZONAT E LIRA EKONOMIKE

Shtatë studentë dhe të diplomuar nga i gjithë vendi fillojnë me praktikë javore tre – mujore të paguar në Drejtorinë e zonave të lira ekonomike. Ky është një koncept i ri i praktikës që futet në Drejtori me qëllim që t’u jepet mundësi të rinjve, përveç arsimit universitar, të fitojnë edhe përvojë dhe aftësi praktike.

,,Fusim një program të ri mentorimi përmes të cilit duam të lidhim student nga sektorë të ndryshëm me mentorë të ZLE –së të cilët do të punojnë në zhvillimin e aftësive specifike. Besoj se do të inkurajojmë potencialin krijues të këtyre të rinjve dhe do të kontribuojmë në ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimin e tyre. Ky është një hap përpara në krijimin e stafit professional që mund të përparojë këtu, në shtëpi,” theksoi Jovan Despotovski drejtor i ZLE –së.

Ky është vetëm një nga programet e ZLE –së për të rinj.

,,Me konceptin e ri të punës së ZLE –së përmes masave dhe programeve të synuara punojmë në krijimin  jo vetëm për vende të qëndrueshme të punës, por edhe paga më të larta për bashkëqytetarët tanë, veçanërisht për të rinjtë që besoj se do të jenë motiv i qartë për të qëndruar në vend dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu,” shtoi Jovan Despotovski.

Studentët vijnë nga Univerziteti Shën Kirilli dhe Metodi në Shkup, Kolegji Amerikan si dhe Univerziteti Shtul Tetovë dhe do të shpërndahen në sektorë të ndyshëm. Praktika fillon më 3 gusht dhe do të zgjasë për tre muaj, kurse studentët do të punojnë në projekte të cilat do t’i prezantojnë në fund të praktikës. Praktikantët u zgjodhën nga 20 kandidatë të paraqitur në njoftimin publik të ZLE –së. Pas përfundimit të këtij cikli, një program i ngjajshëm do të shpallet me qëllim që t’u jepet mundësi për orët praktike studentëve të tjerë nga vendi.

ZLE –ja është një institucion me përgjegjësi shoqërore që investon vazhdimisht në zhvillimin e të rinjve përmes programeve të ndyshme të praktikës dhe kompanive përdoruese, si dhe duke mbështetur arsimin e dyfyshtë.