ZONAT E LIRA EKONOMIKE DHE KORPORATA NDËRKOMBËTARE E FINANCAVE ME PËRGADITJE TEKNOLOGJIKE PËR KOMPANITË VENDASE

Drejtoria për  Zonat e Lira Ekonomike (ZLE) dhe Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC),  e cila është pjesë e grupacionit të Bankës Botërore, kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe parneritet, me të cilën do të punohet një program për përgaditjen e kompanive vendase për tu lidhur me zinxhirët global të furnizimit.

,,Qëllimi jonë si shtet dhe si ZLE është që tʻu sigurojë kompanive vendase pjesën më të madhe të ëmbëlsirave që krijohen në zona ku eksporti krijohet për çdo vit afër 4 miliardë euro ose 50% të eksporteve totale në vend. Së bashku me parnerët tanë ndërkombëtarë nga IFC po punojmë me mekanizma praktikë që do tʻi sigurojë ndihmë për të rritur nivelin e gadishmërisë teknologjike, të ketë produktivitet të rritur dhe për të marrë certifikata të njohura ndërkombëtare që do të hyjnë në zinxhirët e furnizimit, veçanërisht me kompanitë në zona. Kjo nënkupton përpjekje afatgjate dhe strategjike për paga më të larta për të gjithë bashkëqytetarët tanë, punësime dhe aktivitete të reja, si dhe të përforcohet zhvillimi ekonomik.” u shpreh drejtori i ZLE –së, Jovan Despotovski.

Ai njoftoi se sipas kësaj marrëveshje do të zhvillojë një masë e cila përveç këshillimit, kompanitë vendase do të marrin edhe mbështetje financiare për përparim teknologjik.

,,Duam qe modelin e suksesshëm që e kemi zhvilluar në FITR, për mbështetje të zhvillimit teknologjik, ta përmirësojmë edhe në ZLE. Së bashku me partnerin e njohur ndërkombëtar, IFC po krijomë një program që do tʻi bëjë kompanitë vendase konkurruese në nivelin global. Ky model më pas do të përsëritet në nivelin rajonal, sepse besoj që kompanitë nga vendet e rajonit përballen me sfida të ngjajshme me tonat kur u drejtohen investitorëve të huaj për bashkëpunim,” tha Jovan Despotovski.

Korporata Nderkombetare e Financave ( IFC) synon të ndihmojë Maqedoninë e Veriut që të tërheqë investime të reja private që do të kontribuojë në rimëkëmbjen e krizës e shkaktuar prej KOVID-19”, tha Ari Nam, menaxher rajonal i IFC për Evropën Qëndrore dhe Juglindore. ,,Sot e kemi nënshkruar marrëveshjen me Drejtorinë e zonave të lira ekonomike për ti ndihmuar kompanitë vendore të prodhimit të lidhen dhe të hyjnë në zinxhirët rajonal të vlerës si furnizues, të cilët do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritje të konkurrencës në vend”.

Përmes këtij modeli të ri për bashkëpunim, ZLE është përfshirë në programën këshilluese të IFC –së përmes të cilës Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës duhet që tʻi mundësoj finansim prej 45 milion dollarë amerikane për kompanitë prodhuese. Në kuadër të këtij projekti IFC krijoi një platformë dixhitale që filloi fazën e pilotit në muajin qershor me 100 kompani nga rajoni. Qëllimi është që të rritet lidhja midis kompanive nga Ballkani Perëndimor dhe zinxhirët rajonal dhe global të vlerës si dhe tʻi përmirësojë kapacitetet prodhuese të kompanive që të kontribuojë në rimëkëmbjen ekonomike të rajonit nga pandemia COVID-19.

Projekti brenda të cilit realizohet bashkëpunimi i Drejtorisë për ZLE me IFC mbështetet financiarisht me fonde dypalëshe nga Qeveria e Zvicrës dhe planifikohet të zgjasë deri në vitin 2025.