ZLE SHPALLET LIDER NË RAJON NGA CAPITAL FINANCE INTERNACIONAL

Zonat e lira ekonomike janë shpërblyer më të mirët – Lider i Ballkanit për vitin 2021. Çmimi është dhënë nga portalet dhe revista britanike CFI.co (Capital Finance International), me sedilje në London, e cila është e specializuar për analizat ekonomike dhe komente për tregjet financiare në mbarë botën.

Në vendimin e panelit gjyqësor theksohet se në ZLE nuk është ,,vetëm një institucion zhvillimor, por një shembull i një koncepti efikas të biznesit të udhëhequr nga profesionalistë”. Ndër të tjera theksohet se politika ekonomike e Qeverisë dhe koncepti i ri i tërheqjes së investimeve në ZLE ka kontribuar që Maqedonia e Veriut të jetë e njohur si një parajsë e re biznesi për Europën. Paneli gjyqësor i CFI.co shënon klimën pozitive të biznesit në vend dhe e njeh rolin dhe kontributin e ZLE –së, për të cilin i është dhënë çmimi. Si faktorë kyç për vendimin është koncepti i ri i ZLE –së ndër të tjera përfshin paketa të individualizuara bazuar në analizën e parashikimeve financiare 10 – vjeçare dhe një sistem të ri të kujdesit ndaj përdoruesit që është në përputhje me praktikat ndërkomëtare.

Çdo vit, programi i çmimeve CFI.co identifikon individë, kompani dhe organizata që janë shembull i praktikave të mira dhe me punën e tyre krijojnë vlerë shtesë. Çmimi jepet për perfomancë superiore, përsosmëri dhe qasje inovative në punë. Emërimet fillestare të kompanive, organizatave dhe institucioneve janë të pavarura nga abonentët e tyre, mediat dhe organizatat e ndryshme, të tilla si grupi i Bankës Botërore, organet e ndryshme të OKB-së dhe BE-së dhe organizata të tjera me të cilat botimi është partner. Një ekip i veçantë analitik, duke u udhëhequr nga disa kritere kryesore, hulumton, analizon dhe bën një listë të zgjedhjes së ngushtë, e cila i dorëzohet panelit gjyqësor të përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë, i cili merr vendimin përfundimtar.

Si rezultat i konceptit të ri të tërheqjes së investimeve ZLE- ja dhe Qeveria, që nga fillimi i këtij viti në ZLE janë lidhur marrëveshje me një vëllim total të investimeve mbi 120 milion euro, të cilat në periudhën e ardhshme duhet të sjellin 1970 vende të reja pune, mbi 2 miliardë të ardhura, dhe vetëm këto kompani në vend, duhet të paguajnë mbi 70 milion euro për kontributet dhe tatimin mbi fitimin. Për momentin jemi në negociata me 30 kompani me një vëllim total të investimeve prej mbi 400 milion euro.