NË ZONAT E LIRA EKONOMIKE NË MUAJIN MAJ RRITET NUMRI I VENDEVE TË PUNËS

Në kompanitë aktive në ZLE në muajin maj u regjistrua një numër i rritur i vendeve të punës prej mbi 4,15 përqind krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2020. Ky trend pritet të vazhdojë në muajt e ardhshëm sepse në disa kompani procedurat tashmë janë duke u zbatuar për hapjen e vendeve të reja të punës. Duhet ta kemi parasysh, sipas analizës së Drejtorisë së ZLE, vetëm investitorët ekzistues janë të detyruar të krijojnë 7.000 vende të reja pune.

Për sa i përket eksporteve, kompanitë aktive në zona marrin pjesë me mbi  46% përqind në eksportet totale të vendit. Aktivitetet e eksportit në muajin maj arritën në vler prej 251 milion euro, duke sjellë eksportet në pesë muajt e parë të vitit në 1 miliard e 307 milion euro. Kjo shifër  është 84% përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 22% përqind krahasuar me vitin 2019.

Në pesë muajt e parë të vitit 2021, importi i përgjithshëm në zona është mbi 1 miliard e 310 milion euro dhe është rritur me 110% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 35% në krahasim me vitin 2019. Vetëm në muajin maj, importi në zona arriti në 255 milion euro.

Për shkak të aktiviteteve të intensifikuara të importit, të cilat janë për shkak të rimbushjes së stoqeve të lëndëve të para, si dhe intensifikimit të investimeve në teknologji të reja, mbulimi i importeve me eksporte në pesë muajt e parë të vitit 2021 është pothuajse i barabartë. Në muajin maj të vitit 2021, eksportet neto ishin në një pozitivitet të papërfillshëm prej 0,10% domethën rreth 27 pikë përqindje më të mirë se eksportet neto në nivelin e ekonomisë totale në vend për periudhën janar – prill të vitit 2021.

Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti u nënshkruajtën marrëveshje me pesë kompani, investimet totale të të cilave duhet të arrijnë mbi 65 milion euro, dhe me konceptin e ri të tërheqjes së investimeve vetëm në pesë muajt e fundit ZLE –ja arriti të stimulojë interesin me mbi 30 kompani për vëllimin e investiemve mbi 425 milion euro dhe 8.500 vende të reja pune.

Drejtoria për ZLE kohët e fundit bëri një analizë të efektivitetit të një prej masave për tërheqjen e investimeve të huaja – alokimin e tokës shtetërore me një çmim të subvencionuar. Sipas analizës, është futur një qasje e re e cila do të inkurajojë investitorët, pa kompensim shtesë nga shteti, të investojmë në rajone jashtë Qytetit të Shkupit. Me këtë masë / qasje të re, pritet që efektet pozitive të investimeve të huaja të jenë njësoj të disponuaeshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.