DESPOTOVSKI – ZZHTI-ja I MBËSHTET PROGRAMET PËR ZHVILLIMIN E AFTËSIVE TEK TË RINJTË
Të rinjtë duan një orar fleksibël pune, punë në distancë dhe kushte për një jetë cilësore sipas masës së tyre, mirpo shteti duhet t’i përfshijë ata në mënyrë më aktive të marrin vendime dhe krijimin e politikave për ti motivuar të rinjtë të qëndrojnë në vend – kjo është një pjesë e debatit të dytë kushtuar ndërgjegjësimit publik për papunësinë e të rinjve organizuar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Prespektiva Euro-Atlantike (IQMPEA), në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (DZZHTI).
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska theksoi se Qeveria ka qasje sistematike për zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen të rinjtë, përmes zbatimit të politikave të punësimit dhe miratimit të ligjeve të veçanta, duke marrë parasysh ndryshimet në tregun e punës dhe risitë në sektorinë e biznesit dhe vendeve të punës. Trençevska paralajmëroi edhe ndryshime në Ligjin për Marrëdhënie Pune, të cilat do t’i plotësojnë kërkesat e të rinjve.
,,Në periudhën e fundit kemi folur më shumë për Ligjin e ri për Marrëdhënie Pune në të cilën me futjen e mundësisë për punë nga shtëpia dhe punës në distancë, janë pikërisht të rinjtë me aftësi dhe njohuri dixhitale të fituara, janë ata që do të kenë përfitime më të mëdha dhe pikërishtë janë ata që do t’i mundësojnë të plasojnë në tregjet e hapura të punës në të githë Evropën”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.
Ajo theksoi se Qeveria përmes zbatimit të politikave rinore e vërteton se papunësia e të rinjve shënon rënie nga 43,2 %, në vitin 2015 në 24.3% në tremujorin e dytë të vitit 2022. Ministrja u bëri thirrje të rinjve që të jenë më të zëshëm në kërkesat e tyre dhe të kyqen me kërkesat e tyre në krijimin e politikave.
Korrupsioni është shkaku kryesor i ikjes së të rinjve të papunë theksoi dhe Biljana Stojçeska nga Unioni i të rinjve. Sondazhi i tyre i fundit i Projektit të papunësisë tek të rinjtë është se 90% e të rinjve që janë këtu tani duan të largohen.
,,Fokusi duhet të ndryshohet tek punësimet, duhet të ju sigurojmë kushte cilësore për jetë. Ajo që është shqetësuese se përqindja e varfërisë tek të rinjtë është e lartë – 24,6% ose çdo i katërt i ri në vend përballet me varfërinë. Një e treta e përdoruesit të ndihmës sociale janë të rinjë. Nuk kemi ndonjë plan se si të ndërtojmë një jetë cilësore për të rinjtë në shoqërinë tonë. Ne mund të ofrojmë super aftësi për profesionet e ardhshme për të rinjtë, megjithatë, po sikur të rinjtë të mos kenë një jetë cilësore? Të gjithë ne si shoqëri duhet të vëmë në fokus rininë, të punojmë për të rinjtë bashk me të rinjtë, ti dëgjojmë nevojat e tyre dhe kështu do ta mbajmë rininë në vend”, tha Stojçeska
Drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski, konsideron se reforma në arsim është e nevojshme, por ka hapësirë për masa konkrete për të mbështetur të rinjtë në vend dhe për të investuar në zhvillimin e aftësive të tyre.
“Që nga fillimi i vitit kemi hapur më shumë se 2.500 vende të reja pune, megjithatë, ka ende potencial për rritje dhe duhet shfrytëzuar. Këto vende pune janë kryesisht për të rinjtë, por është e rëndësishme që të rinjve t’u jepet shumë më tepër hapësirë, përveç mundësisë për të gjetur një punë më të mirë dhe për të marrë një pagë të mirë.
Në gjysmën e vitit që lamë pas kemi pasur disa shpallje për praktik me pagesë ku ishin të angazhuar rreth 15 të rinjë. Duket se nuk është shumë, por duke pasur parasysh se janë gjashtëdhjetë persona të punësuar në Drejtorinë e ZZHTI-së, kjo tregon se gati një e katërta e personave që janë punësuar janë të rinjë – student. Të gjithë këtyre të rinjve u kemi ofruar mundësinë që pas përfundimit të praktikës të qëndrojnë dhe të punojnë si dhe t’i ndryshojnë gjërat nga brenda, nga institucioni”, tha Despotovski.
Ai pohoi se që nga viti i kaluar ZZHTI-ja ka krijuar mundësi që kompanitë me mbështetjen e shtetit të zbatojnë programe për kualifikim, për zhvillimin e aftësive për të rinjtë, dhe në këtë mënyrë duam ta inkurajojmë atë segment të arsimit formal.
Kryetar i Kuvendit Studentor të UKIM, Sllavço Temelkovski, theksoi se një nga qëllimet kryesore për përmirësimin e gjendjes së punësimit tek të rinjtë është që të punohet në futjen, por edhe promovimin e masave dhe programe të dedikuara për të rinjtë me qëllim të përmirësohet informimi tek të rinjtë.
,,Pika kryesore duhet të zhvendoset tek të gjithë faktorët më seriozë që mund të kontribuojnë dhe të drejtojnë më shumë në synimin e të rinjve me të gjitha përfitimet që mund t’i kenë me Ligjin e Praktikës, Ligjin për Mardhënie Pune, çfarë mund të marrin me Strategjinë Nacionale për Rini, dhe të ngjajshme, si të krijojnë star-apin e tyre” tha Temelkovski.
Bojan Kordalov, komunikues dhe kordinator i Programit në IQMPEA, konsideron se nevojitet urgjentisht një strategji e përbashkët e të gjithë faktorëve shoqërorë në nivel qendror dhe lokal, që do jenë të përfshira të gjithë palët e prekura për të ndalur trendin shkatërrues të emigrimit tek të rinjtë, ndër të tjera tregon se në 20 vitet e fundit më shumë se 500.000 të rinjë kanë ikur nga vendi.
,,Po flasim për mungesën e fuqisë punëtore të kalifikuar, këto janë mesazhet më të shpeshta që i dëgjojmë në publik. Dhe ky është rezultat i emigrimit masiv të kuadrove të rinjë në vendet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA. Nëse duam ta ndryshojmë këtë situatë si vend, patjetër që jemi në rrugë të gabuar dhe shifrat e tregojnë qartë këtë. Nuk do të ndyshojë me grindje partiake apo duke argumentuar se kush e ka gabim dhe kush ka të drejtë. Efekti i këtyre dekadave ka qenë në humbje. Është e nevojshme bisedë dhe dialog, si dhe punë e përbashkët me të rinjtë. Nuk ka sukses, nuk ka komunitet apo përparim nëse nuk shuhet korrupsioni që dukshëm i detyron ata të emigrojnë. Nuk ka sukses nëse nuk ka bashkëpunim politik dhe aksion të përbashkët mes të gjithë faktorëve politikë dhe në interes të rinisë. Përkundrazi vetëm do të vazhdojmë të fundosemi dhe të shohim apati”, pohoi Kordalov.
Ai shtoi se në fund të këtij viti të gjitha rekomandimet do të vendosen në një dokument i cili do t’u dorëzohet përfaqësuesve qeveritar dhe komunave të cilët pritet t’i integrojnë në politikat e tyre dhe t’i zbatojnë sepse është në interes për të gjithë vendin.
Ky është debati publik i dytë se si profili i të rinjve është i nevojshëm në tregun e punës, por edhe si kompanitë duhet të investojnë në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të duhara të punonjësve. Debatet janë në kuadër të projektit ,,Çfarë duan të rinjtë – Profesionet e së ardhmes kërkojnë aftësi sot” i cili zbatohet nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Prespektiva Euro-Atlantike. Ky projekt është përgaditur nga fondacioni ,,Ana dhe Vlade Divac”, Unioni Rinorë i Krushevës dhe 3 organizata partnere nga rajoni, i financuar nga Bashkimi Evropian.