Takimi i suksesshëm me Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO) Vjenë

Drejtori Goce Dimovski pati një takim pune të suksesshëm me Tatsuo Kamino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Japoneze për Tregti të Jashtme (JETRO) Vjenë. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësitë për thellimin e tij, të gjitha me qëllim të realizimit të investimeve të reja nga kompanitë japoneze.
Dimovski theksoi konkurrencën e Maqedonisë, e cila ofron kushte të favorshme për investime, duke pasur parasysh klimën e qëndrueshme ekonomike, infrastrukturën e zhvilluar dhe vendndodhjen strategjike.

“Bashkëpunimi ekonomik me Japoninë do të sjellë mundësi të reja për zhvillim dhe inovacion shtesë, sigurisht me vlerë të shtuar për ekonominë e përgjithshme dhe përmirësim të konkurrencës së tregut maqedonas. Si institucion, në bashkëpunim me Qeverinë, po punojmë shumë për të përmirësuar kushtet që do të ndikojnë drejtpërdrejt në praninë e kompanive japoneze në të ardhmen”. – theksoi Dimovski.

Tatsuo Kamino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO) Vjenë, shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin, me shpresën për një bashkëpunim të frytshëm. Ai theksoi rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve, i cili do të ofrojë mundësi të reja për të dyja palët.
“Shumë kompani japoneze nuk janë mjaftueshëm të informuara për kushtet që ofron Maqedonia, për fat të keq. Kështu, synimi ynë në lidhje me këtë bashkëpunim është që të ndikojmë pozitivisht në të njëjtin dhe të përmirësojmë shkëmbimin e informacionit”. – theksoi Tatsuo Kamino.

Në kuadër të takimit u shqyrtuan edhe hapa konkretë për lehtësimin dhe rritjen e pranisë së kompanive japoneze në Maqedoni, përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme, seminareve dhe forumeve të biznesit. Ky partneritet pritet të sjellë investime të reja që do të kenë vlerë të shtuar, si dhe të rrisë konkurrencën e shtetit në hartën e SDI.