AKUZA PLOTËSISHT TË PASAKTA DHE TË SHPIKURA SE ZZHTI KA LIDHUR MARRËVESHJE NË “DËM TË QYTETARËVE”
Drejtoria për zona zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) i mohon ashpër pretendimet e partisë politike VMRO DPMNE në konferencën e sotme për shtyp për tender të paligjshëm për monitorimin e pagesës së ndihmës shtetërore.
Qëllimi i marrëveshjes për ,,Monitorimin e ndihmës shtetërore” është që të kryhet verifikimi i kujdesshëm dhe i detajuar i të gjitha kërkesave për pagesën e ndihmës shtetërore pikërisht për të siguruar mbrojtjen e interesit publik dhe parave të qytetarëve.
Kjo risi është futur në vitin 2021 dhe kryhet nga revizion të jashtëm. Konkretisht, për vitin 2021, përmes një procedure të hapur për furnizime publike, është angazhuar shtëpia ndërkombëtare e revizionit Prajsvoterhaus Kupers. Në vitin e kaluar janë paguar gjithsej 720 milionë denarë ndihmë shtetërore për kompanitë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme për angazhimin e revizionëve janë më pak se 1% të kësaj shume.
Njëherit, tregojmë se sipas Ligjit për kontrollin e ndihmës shtetërore, të cilit i bën thirrje partia politike VMRO DPMNE, Komisioni për Mbrojtjen nga konkurenca kryen kontroll të ofruesit të ndihmës (institucioneve) por jo për shfrytëzuesit e njejtë (kompanitë). Për më tepër, sipas Ligjit të ZZHTI-së dhe nenit 12 të lartëpërmendur, rregullohen evidencat e ndihmës së dhënë, por jo kontrolli i shpenzimeve të bëra të kompanive.
Sa i përket procedurës së shpallur për furnizime të vitit 2022, e njëjta është plotësisht në përputhje me Ligjin për furnizime publike dhe për momentin, rrjedh vlersimi i 4 (katër) i ofertave të arritura. Edhe për këtë procedurë vlejnë kriteret e njëjta si për vitin 2021, ku është angazhuar Prajsvoterhaus Kupers.
Përndryshe në kuadër të kësaj marrëveshje, kontrollohen kërkesat aktuale për pagesën e ndihmës shtetërore sipas kontratave, të cilat pjesërisht janë lidhur në periudhën deri në vitin 2017. Siç njoftoi së fundmi Drejtoria për zona zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) në vitin 2021 janë paguar gjithsej 720 milionë denarë ndihmë shtetërore, ndërsa shpenzimet e përgjithshme për kontrollin e kërkesave për pagesë janë nën 1% të kësaj shume.
Duke pasur parasysh të gjitha më parë, shihet qartë se Drejtoria për zona zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI), përmes futjes së një mekanizmi të tillë të verifikimit dhe monitorimit punon vetëm në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të mjeteve publike.
Mbetet e paqartë se kush i përfaqëson interesat e partisë politike VMRO DPMNE pse dhe cilit i pengon verifikimi i kërkesave për pagesë të mjeteve shtetërore.