DESPOTOVSKI DHE BOMGARTNER – AKTIVITETE TË PËRBASHKËTA TË DAKORDUARA PËR RRITJEN E PRANISË SË KOMPANISË FRANCEZE NË VEND
Drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI), Jovan Despotovski ka takuar ambasadorin e ri të Republikës së Francës, N.E. Siril Bomgartner, me të cilin kanë biseduar për konceptin e ri të tërheqjes së investimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për praninë e shtuar të kompanive franceze në vend.
Jovan Despotovski në takim e prezantoi konceptin e ri për tërheqjen e investimeve të bazuara në tre shtylla: shfrytëzim racional i tokës shtetërore dhe krijimi i shërbimeve të reje publike për investitorët, qasje e individualizuar e bazuar në analizën e planeve investuese dhjetë vjeçare, si dhe mekanizma të reja për nxitje të investimeve përmes Fondit të ri strategjik investues i gjelbër.
Jovan Despotovski potencoi se me zbatimin e këtij koncepti të ri që nga fillimi i vitit, tashmë janë duke u realizuar ose janë në fazën përfundimtare të investimeve në vlerë mbi 300 milionë euro, të cilat duhet të sjellin mbi 5.000 vende të reja pune.
Në takim u mirëpritën projektet e Qeverisë dhe Drejtorisë së ZZHTI për të njohur nevojat e investitorëve për një klimë të parashikueshme biznesi, nevojën për qasje në infrastrukturën cilësore dhe shërbime publike efikase.
Ambasadori Bomgartner i përcolli angazhimet e Francës për fillimin e procesit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE sa më shpejt në javët në vijim. Ambasadori njoftoi se do të intesifikohen aktivitetet për sigurimin e një prezence më të madhe të kompanive franceze në rajon dhe në vend përmes pjesëmarrjes në projekte të mëdha intensive. Siç sqaroi ai, kjo është pjesë e përpjekteve të Francës në kuadër të politikës së forcimit të sovranitetit evropian.
Me inciativën e ZZHTI, Despotovski dhe Bomgartner u dakorduan që në muajt e ardhshëm të punojnë së bashku për prezantimin e mundësive për investime në Maqedoni për kompanitë nga Franca.
Gjithashtu, u diskutua për inciativat e reja të Drejtorisë së ZZHTI në fushën e zhvillimit të kapitalit njerëzor, e cila është një rëndësi e veçantë për investitorët. Jovan Despotovski informoi edhe për përgaditjet për një cikël të ri të aktiviteteve për nxitjen e investimeve, me fokus në Evropën Perëndimore, SHBA, si dhe Azinë Lindore.