DESPOTOVSKI: NË ZZHTI 1000 VENDE TË REJA PUNE PËR VETËM 6 MUAJ DHE MARRËVESHJE TË ARRITURA INVESTIMI PREJ 240 MILIONË EURO

Mbi 15000 punonjës në Zona, arritën marrëveshje investimi prej mbi 240 milionë euro si dhe investimi më i madhë i rënë dakord deri më tani që nga themelimi i zonave zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI-së) në vlerë prej 126 milionë euro nga kompania gjermane Gereshajmer janë arritjet kryesore  dhe efektet e funksionimit të ZZHTI -së në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.

,,Për herë të parë në muajin qershor kaluam kufirin e 15.000 punonjësve në zona, që është për 1000 vende të reja pune që nga fillimi i këtij viti. Këto janë efektet e para të investimeve që kemi arritur vitin e kaluar, që parashikojnë hapjen e mbi 2700 vende të punës në vitet e ardhshme. Arritëm të realizojmë edhe investimin më të madhë në Zona deri më tani. Kompania gjermane farmaceutike  Gereshajmer do të investojë 126 milionë euro. Ky është investimi i parë kaq i madhë. Tash jemi në bisedime me dy investitorë të rinjë, investimet individuale të të cilëve janë mbi 100 milionë euro. Me këtë Maqedonia e Veriut hyn në hartën e vendeve që kanë kapacitet dhe kushte për investime serioze dhe me cilësi të lartë nga të cilat ka përfitim të dretëpërdrejtë për qytetarët dhe shtetin,” shprehu Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së gjatë prezantimit të rezultateve për gjashtë muajt e parë dhe planet e ardhshme të Drejtorisë.

Despotovski theksoi se vetëm në gjashtë muajt e parë janë arritur marrëveshje investimi me 5 kompani në vlerë prej 240 milionë euro, ndërsa potencialisht deri në fund të vitit pritet mbyllja e dy marrëveshjeve të tjera në vlerë prej 160 milionë euro. Despotovski njoftoi se po zhvillohen negociata me një kompani amerikano-tajvaneze për një investim prej mbi 250 milionë euro, e cila shqyrton Ballkanin Perëndimor dhe Kinën si opsion investimi, ndërsa Maqedonia në rajon është në konkurrencë me Kroacinë dhe Serbinë.

Analiza e ZZHTI-së tregon se vetëm marrëveshje të arritura në gjashtëmujorin e parë, duhet të sjellin pothuajse 3000 vende të reja pune, të realizohen të ardhura totale prej mbi 2,2 miliardë dollarë dhe mbi 130 milionë euro duhet të hyjnë në buxhet në bazë të kontributeve, tatimit personal dhe tatimi mbi fitimit.

Sipas analizës në Zonat është regjistruar një gjashtëmujor rekord në katër vitet e fundit, si në eksportin ashtu edhe në importin. Kështu, vëllim i përgjithshëm i eksporteve në gjashtë muajt  e parë arritën 1 miliardë e 717 milionë euro, që është një rritje prej 11,5% në krahasim me vitin 2021, mbi 87% në krahasim me vitin 2020 dhe 25,5% gjegjësisht 49% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, gjegjësisht të vitit 2018. Në zonat ka një aktivitet ekonomik rekord edhe në importet. Në gjysmën e parë të vitit 2022, niveli i përgjithshëm i importit arriti 1 miliardë e 601 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitin 2021 është 4,3% më shumë, ndërsa në vitin 2020 ka një rritje prej mbi 97%, ndërsa në vitin 2019 dhe 2018 ka një rritje të importit prej 23,6%, gjegjësishtë 63%. Analiza tregon një eksport të qëndrueshëm neto prej 7,2% në gjashtë muajt e parë.

Të rejat që Drejtoria i prezantoi gjatë këtyre gjashtë muajve është standardizimi  ndërkombëtar ISO për luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e punës, zhvillim i një Metadologjie të re për mbështetjen e shtetit për inkurajimin e investimeve që po përgatitet për komunitetin e biznesit dhe PWC, #Smartinvest.mk një program i ri për inkurajimin e investimeve në bashkëpunim me Ekonomist,  dhe hapjen e mundësive për të rinjtë si dhe praktik në ZZHTI.

Despotovski njoftoi se në periudhën e ardhshme do të realizohen më shumë inciativa, duke përfshirë pilotimin e aktiviteteve në kuadër të Fondit Strategjik Investues të Gjelbër. Në vazhdim është faza e dytë e ndërtimit të zonës së parë të gjelbër/shëndetësore në Ballkan, me një vlerë investimi prej mbi 400 milionë euro, qasje në burimet e rinovueshme të energjisë në ZZHTI me një vlerë investimi prej mbi 120 milionë euro dhe ndërtimin e zonës së parë me zhvillim të teknologjisë së lartë – Shkup 3 me potencial për investime prej mbi 850 milionë euro dhe deri në 5000 vende pune me pagë të lartë.

Drejtoria po punon gjithashtu për zhvillimin e konceptit të ri të #Punës së mirë, i cili ka për qëllim nxitjen e rritjes së vendeve të punës me pagesë të mirë në kompanitë e ZZHTI-së, si dhe nxitja e lëvizshmërisë më të madhe të punës në ekonominë kombëtare, krijimin e një tregu të vetëm dhe real të punës dhe hapjen e plotë të tregut të punës në kompanitë në ZZHTI.

Për të shkarkuar prezantimin, klikoni këtu.