DESPOTOVSKI: NUK JAPIM PARA PARAPRAKISHT – KOMPANIA KA AFATE DHE DETYRIME QË DUHET T’I PËRMBUSHË

Me konceptin e ri të ZZHTI-së ne futëm mekanizmat për mbrojtjen e interesit publik”, pohoi Jovan Despotvski drejtor i ZZHTI-së për lajmet e Kanal 5.

,,Apsolutisht të gjithë klientët, si potencial dhe aktual, kalojnë një proces të detajuar të shqyrtimit. Po punësojmë një firmë ndërkombëtare të revizionit, e cila në raportin fillestar për këtë kompani nuk ka treguar ndonjë rrezik serioz. Dhe vetë kontrata, të cilën e nënshkruam dje, përmban kufizime mbrojtëse. Dhënia e ndihmës shtetërore varet nga dinamika me të cilën investitori do të realizojë investimin dhe natyrisht nga plotësimi i kushteve të parashikuara në kontratë. Kompania nuk do të marrë para paraprakish, por ka afate dhe data  specifike që duhet të respektohen. Theksoj se mbështetja e shtetit do të realizohet në 5 vitet e ardhshme dhe siç thashë, ne kemi mekanizma për të mbrojtur interesin publik,” tha Despotovski në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar dje me kompaninë gjermane ,,NEXT.E.GO MOBILE”, e cila do të investojë në një fabrikë për prodhimin e makinave elektrike.

Despotovski theksoi se makinat e para e.GO të prodhimit maqedonas priten në vitin 2024.

,,Fabrika e makinave elektrike në Tetovë do të fillojë të ndërtohet në vjeshtë dhe sipas kontratës, prodhimi provë pritet në vitin 2024. Ky është qëllimi që investitori sipas planit të biznesit dhe kontratës së nënshkruar dje,është i obliguar ta përmbushë,” tha drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski në lajmet e Kanal 5.

Despotovski theksoi se bëhet fjal për një kompani që është lidhur ngushtë me Universitetin Teknik të Aachen-it, i cili është në dy përqindëshin e parë të Universiteteve në botë sipas të gjitha renditjeve globale. Investimi i kompanisë në Tetovë është 130 milionë euro dhe planifikohet të hapen 900 vende të reja pune si dhe paga bruto, të cilat mesatarisht arrijnë 2,5 herë më shumë se mesatarja në vend. Ndihma shtetërore nuk do të kalojë 35 % të totalit të investimit dhe shpërndarja e mjeteve varet nga dinamika e realizimit të investimit dhe plotësimi i kushteve të parashikuara në kontratë. Kompania nuk do të përdorë përjashtime nga taksat, por është plotësisht e detyruar t’i paguajë ato në Buxhetin dhe fondet publike të shtetit. Ky model i mbështetjes shtetërore është në përputhje me rregulloret e BE-së dhe është njëlloj i disponueshëm për të gjitha kompanitë e huaja dhe vendase.