Drejtori Dimovski mori pjesë në ngjarjen “Forcimi i Kapacitetit Institucional: Festimi i Bashkëpunimit SHBA-Maqedoni”

Drejtori Goce Dimovski sot mori pjesë në ngjarjen “Forcimi i Kapacitetit Institucional: Festimi i Bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë” të organizuar nga Ministria e Financave. Eventi prezantoi aktivitetet e përbashkëta të kaluara dhe të ardhshme midis Ministrisë së Financave dhe Thesarit të Shteteve të Bashkuara, me theks në forcimin e institucioneve, rritjen e ekspertizës dhe krijimin e sistemeve moderne. Fjalë hyrëse mbajtën zëvendëskryeministri për Sistemin Politik, Ljupço Dimovski, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, si dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler.

Gjatë këtij eventi, u theksua rëndësia e bashkëpunimit afatgjatë dhe strategjik midis dy vendeve, i cili kontribon në përmirësimin e financave publike, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe në forcimin e stabilitetit institucional në vend.Theks i veçantë u vu në shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të mira, si dhe në rolin e mbështetjes së ekspertëve nga Thesari i SHBA-së në zhvillimin e sistemeve moderne dhe efikase të menaxhimit.

Drejtori Dimovski përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar se partneritete të tilla janë thelbësore për përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve dhe krijimin e një klime biznesi të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Ai theksoi se forcimi i institucioneve është një parakusht kyç për tërheqjen e investimeve të huaja cilësore dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike, veçanërisht në kontekstin e funksionimit dhe zhvillimit të zonave ZZHTI.