Drejtori Dimovski pjesë e forumit të parë të investimeve BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë

Drejtori Goce Dimovski, si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i shoqëruar nga Këshilltari i Jashtëm i Kryeministrit, Vlladimir Peshevski, sot mori pjesë në Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, Shqipëri.

Eventi u hap nga Ursulla fon der Llajen, Presidente e Komisionit Evropian, dhe Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Si një hap strategjik drejt integrimit ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian, forumi përfaqëson një mundësi për të inkurajuar investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike.

Gjatë forumit, Dimovski zhvilloi disa takime dypalëshe me përfaqësues të lartë nga vendet fqinje dhe Evropa, si dhe me investitorë potencialë. Ai theksoi modelin e investimit që ofron Maqedonia si një destinacion tërheqës për kompanitë e huaja, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Drejtorisë dhe Qeverisë për rritje më të madhe ekonomike.

Ky forum investimi, i pari i këtij lloji, është një platformë strategjike për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe përshpejtimin e integrimit të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian, gjë që do t’u sjellë dobi vendeve të Ballkanit Perëndimor, shteteve anëtare të BE-së dhe kompanive evropiane.