Drejtori Dimovski u takua me Secuko Kavahara, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Japonisë në Maqedoni
Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Japonisë dhe Maqedonisë, sot drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, u takua me ambasadorin e ri të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Japonisë në Maqedoni, Setsuko Kawahara, zëvendës shefin e misionit, Shimasaki Terujo, si dhe me Besar Bekir, analist ekonomik për zhvillim dhe ndihmë.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, si dhe për mundësitë për thellimin e tij përmes projekteve dhe nismave specifike.
Drejtori Goce Dimovski theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë për ZZHTI dhe Ambasadës është i një rëndësie vendimtare për investimet e mëtutjeshme japoneze brenda zonave. Ai theksoi nevojën për identifikimin e prioriteteve të përbashkëta që do të mundësojnë bashkëpunim më efektiv.
“Japonia është lider botëror në inovacion dhe progres teknologjik, gjë që e bën atë një partner të shkëlqyer për projekte që do të nxisin zhvillimin ekonomik në Maqedoni. Në bashkëpunim me Qeverinë jemi duke punuar në mënyrë aktive në një Strategji nacionale që do të kontribuojë në përfitime edhe më të mëdha për investitorët e huaj”, theksoi Dimovski.
Ambasadori Kavahara shprehu mirënjohje për takimin, duke theksuar gatishmërinë e Japonisë për thellimin e bashkëpunimit me Maqedoninë. Ajo vuri në dukje rëndësinë e identifikimit të prioriteteve të përbashkëta që do të krijojnë kushte për një bashkëpunim edhe më efikas dhe më të thelluar, që në fakt është kyç.
“Ka shumë kompani japoneze që janë të interesuara për hapjen e një biznesi në Maqedoninë e Veriut dhe shoh potencial të madh për forcimin e lidhjeve ekonomike mes vendeve tona, pasi ZZHTI ofron një sërë stimujsh dhe shërbimesh për kompanitë e huaja”, tha ambasadorja Kavahara.