Drejtori i drejtorisë së ZZHTI-s, Goce Dimovski, në një vizitë zyrtare në fabrikën Xhonson Meti në Shkup
Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike (ZZHTI), Goce Dimovski, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në fabrikën Xhonson Meti në Shkup. Kjo vizitë është e para në serinë e vizitave në kompanitë që punojnë në ZZHTI, me qëllim komunikimin dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të kompanive.
Fabrika e “Xhonson Meti” në Zonën Zhvillimore Teknologjiko-Industriale Shkup 1 është projekti më i madh investues, por edhe një nga fabrikat më të sofistikuara dhe më të avancuara të “Xhonson Meti” në botë dhe konsiderohet si eksportuesi më i madh nga Maqedonia.
“Misioni ynë është të mbështesim dhe inkurajojmë kompanitë në ZZHTI, duke u ofruar atyre kushtet më të mira për punë dhe zhvillim. Xhonson Meti është një shembull i një kompanie të suksesshme që kontribuon në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe inovacionin në vendin tonë. Ne vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe mbështetjen e kompanive në ZZHTI, theksoi Dimovski.
“Ne jemi krenarë për fabrikën tonë në Shkup, e cila është ndër më të sofistikuara dhe më të avancuara në botë. Ky investim jo vetëm që kontribuon në rritjen ekonomike të Maqedonisë, por edhe në inovacionin dhe qëndrueshmërinë globale. Nëpërmjet investimeve të vazhdueshme në punonjësit dhe komunitetin tonë, ne sigurojmë sukses dhe prosperitet afatgjatë. Angazhimi ynë për zhvillimin e qëndrueshëm është një parim themelor mbi të cilin bazohen të gjitha aktivitetet tona të biznesit. Shpresojmë në investime edhe më të mëdha”, tha Borijan Borozanov, drejtor i Xhonson Meti.
Vizita e Xhonson Metii është pjesë e nismës së Drejtorisë së ZZHTI për kontakte të drejtpërdrejta me kompanitë, për të kuptuar më mirë nevojat dhe sfidat e tyre. Këto vizita janë planifikuar të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, duke përfshirë kompani të ndryshme që punojnë në kuadër të ZZHTI.