Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski ka zhvilluar një takim të suksesshëm me Vabtek
Në drejtim të konceptit të ri, dhe me qëllim të mbështetjes dhe përmirësimit të klimës investive në Maqedoni, sot drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, zhvilloi takim me përfaqësues të kompanisë Vabtek. Në takim u shqyrtuan projektet aktuale, si dhe investimi i ri i kompanisë amerikane.
Vabtek është një furnizues kryesor global i pajisjeve, sistemeve, zgjidhjeve dixhitale dhe shërbimeve me vlerë të shtuar në sektorin e transportit të mallrave dhe hekurudhave tranzit dhe ka më shumë se 150 vjet përvojë. Kompania prodhon pjesë për lokomotiva, kamionë mallrash, automjete pasagjerësh dhe pajisje për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe është një nga eksportuesit më të mëdhenj nga Maqedonia.
Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve qeveritare dhe të gjithë investitorëve ekzistues dhe potencial në vend.
“Ne jemi krenarë që një kompani si Vabtek, e cila ka një kohë të gjatë që punon në Maqedoni, ka vendosur për një riinvestim që do të kontribuojë dukshëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar vende të reja pune. Si institucion do të vazhdojmë t’i mbështesim kompanitë që investojnë në Maqedoni, duke pasur parasysh se ato janë kyçe për të siguruar një ekonomi stabile dhe përparim të vendit tonë”, tha drejtori Dimovski.
Përfaqësuesit e Vabtek shprehën kënaqësi të veçantë për takimin, duke shpresuar për bashkëpunim të suksesshëm të mëtejshëm.
“Ne kemi qenë prezent në tregun maqedonas për një kohë të gjatë dhe ky vend është pjesë e rëndësishme e portofolit tonë global. Vendimi për të riinvestuar vjen nga besimi ynë në potencialin e Maqedonisë, si dhe nga klima e qëndrueshme e investimeve që qeveria dhe institucionet, si Drejtoria për ZZHTI, e mbështesin dhe përmirësojnë vazhdimisht” – ka theksuar Paolo Bosio.
Ky takim është një tjetër konfirmim i angazhimit të Drejtorisë së ZZHTI-s në ofrimin e mbështetjes dhe krijimit të kushteve për rritjen dhe zhvillimin e kompanive, përmes nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë aktorët.