Drejtoria e ZZHTI-së ndër institucionet e ranguara në raportin e fundit për aplikimin e sistemit të integritetit për vitin 2024
Si institucion shtetëror – nënshkrues i politikës së integritetit, sipas Raportit të Zbatimit të Integritetit të përgatitur nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Drejtoria e Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik është renditur e 15-ta nga gjithsej 50 institucione, me 61,1% respektim të sistemit të integritetit.
Në monitorim janë përfshirë 72 institucione të pushtetit qendror, 72 njësi të vetëqeverisjes lokale dhe 16 institucione nga sektori i drejtësisë. Rezultati i arritur përfaqëson një rritje të ndjeshme për një nivel mbi, nga një nivel “mesatar” – në një nivel “të mirë”, në raport me vitin 2023, kur përqindja e përmbushjes ishte 39.2%.
E gjithë kjo për shkak të aktiviteteve të shumta që janë ndërmarrë, si miratimi i: Udhëzimeve për parandalimin e konfliktit të interesit, Udhëzimeve për trajtimin e dhuratave dhe mikpritjes, Kodit të Etikës, Rregullave për ndryshimin dhe plotësimin rregulloren për përdorimin dhe menaxhimin e automjeteve zyrtare, si dhe Udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit për realizimin e udhëtimeve zyrtare. Gjithashtu janë mbajtur trajnime për parandalimin e korrupsionit dhe sistemin e integritetit.
Integriteti është faktor kyç në ndërtimin e institucioneve të forta dhe fitimin e besimit mes qytetarëve. Sistemi i integritetit, si një mekanizëm strategjik për parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e transparencës, siguron zbatimin e harmonizuar të ligjeve, kodeve etike dhe politikave, duke krijuar një kuadër të qartë dhe mekanizma funksionalë për zbatimin dhe mbrojtjen e tyre.
Si institucion, Drejtoria vazhdon të punojë në drejtim të përmirësimit dhe zbatimit gjithëpërfshirës të sistemit të integritetit. Ky rezultat është një konfirmim i angazhimit për kryerjen ligjore, të pavarur, të paanshme, etike, të përgjegjshme dhe transparente të punës, mbrojtjen e reputacionit dhe eliminimin e rreziqeve dhe dyshimeve për mundësinë e shfaqjes dhe zhvillimit të korrupsionit.
Për të shkarkuar raportin e plotë, klikoni këtu.