Është mbajtur takim me kompaninë JAGEO-KEMET, investimi i ri potencial në Maqedoni
Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, pati një takim me përfaqësuesit e kompanisë lider shumëkombëshe Kemet, e cila është në pronësi të JAGEO, e cila duhet të investojë në objektet prodhuese në njërën nga zonat zhvillimore teknologjike industriale.
Në takim u bisedua për planet e ardhshme investive të korporatës, duke theksuar rëndësinë e tyre për të ardhmen e Maqedonisë.
Drejtori Dimovski theksoi se ky investim paraqet kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe konfirmon rolin strategjik të Maqedonisë si destinacion atraktiv për investime të huaja.
“Ne jemi krenarë që ju zgjodhët Maqedoninë në konkurrencë me vendet e tjera nga rajoni dhe më gjerë si lokacion për zgjerimin e operacioneve tuaja. Ky investim është tregues i rolit strategjik të Maqedonisë si destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Ajo jo vetëm që do të sjellë vende të reja pune, por do të kontribuojë edhe në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit”, tha Dimovski.
Përfaqësuesit e Kemet shprehën kënaqësi të veçantë për takimin, duke shpresuar për bashkëpunim të suksesshëm të mëtejshëm, ndërsa Andreas Mejer theksoi rëndësinë e këtij projekti.
“Ky investim paraqet një hap të rëndësishëm në zgjerimin e aktiviteteve globale në Evropë dhe në impiantet e reja të saj do të prodhohen komponentë elektrikë për industri të ndryshme. Maqedonia ofron kushte të shkëlqyera për investime, dhe lokacioni strategjik dhe fuqia punëtore e kualifikuar janë faktorë kyç për praninë tonë këtu. Me investimin e ri potencial, prezenca jonë në tregun europian do të forcohet ndjeshëm, duke krijuar mundësi për partneritete dhe inovacione të reja”, tha Andreas Mejer, kreu i segmentit operacional.
E themeluar në vitin 1977, Yageo Korporacioni është një kompani prodhuese e komponentëve elektronikë të njohur globalisht, veçanërisht në fushën e rezistorëve të çipave dhe kondensatorëve tantal, të përdorur në industrinë e hapësirës ajrore dhe automobilistike, telekomunikacionin 5G, mjekësinë, menaxhimin e energjisë dhe energjinë e gjelbër. Aktualisht, Yageo renditet si numri 1 në botë për rezistorët e çipave dhe kondensatorët tantal, si dhe i 3-ti në MLCC dhe induktorë, me një prani të fortë globale – 29 zyra shitjesh, 51 vende prodhimi, 20 qendra kërkim dhe zhvillim në 25 vende dhe 40,00 punonjës në mbarë botën.