Është mbajtur takimi i rregullt i punës me kompaninë Murat Wiring System Volex
Drejtori Goce Dimovski pati një takim të rregullt pune të suksesshëm me përfaqësuesit e kompanisë Murat Wiring System Volex, e cila ka fabrikën në kuadër të ZZHTI Shkup 2. Në takim u diskutua për aktivitetet e deritanishme të kompanisë, sfidat me të cilat ballafaqohen, si dhe mundësitë për rritje dhe zhvillim të mëtejmë.
Dimovski theksoi përkushtimin e Drejtorisë së ZZHTI-së si institucion që në bashkëpunim me Qeverinë punon në mënyrë aktive për të siguruar një klimë stabile afariste, e gjithë kjo me qëllim të nxitjes së investimeve të reja dhe mbështetjes së rritjes së kompanive ekzistuese.
“Murat Wiring System Volex është një investitor i rëndësishëm që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe punësimin në vend. Synimi ynë është të ofrojmë kushte edhe më të mira për rritje të mëtejshme dhe rritje të konkurrencës”. theksoi Dimovski.
Përfaqësuesit e kompanisë konfirmuan angazhimin e tyre për zhvillim të mëtejshëm në kuadër të ZZHTI, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes që kanë marrë deri tani.
Ilhan Xhanoz, drejtor i fabrikës, theksoi se klima e qëndrueshme e biznesit dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm janë faktorë kyç për punë të suksesshme dhe rritje të kompanisë në Maqedoni.
“Prania jonë globale dhe përvoja shumëvjeçare janë avantazhe të rëndësishme që na mundësojnë të vazhdojmë të rritemi, dhe fabrika në Maqedoni është me rëndësi kyçe për proceset tona të prodhimit dhe strategjinë rajonale.” – theksoi ai.