Është zhvilluar një takim me përfaqësues të kompanisë Teknopanel
Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, pati një takim me përfaqësues të kompanisë turke Teknopanel. Në takim u diskutua për investimin në ZZHTI Shkup 1, në vlerë prej 16 milionë eurosh, i cili do të hapë 120 vende të reja pune, me eksporte totale të parashikuara mbi 170 milionë euro në 10 vitet e ardhshme.
“Ne jemi të përkushtuar që të krijojmë një klimë të favorshme biznesi dhe të ofrojmë të gjitha kushtet e nevojshme për suksesin e investitorëve të huaj në zonat tona zhvillimore teknologjiko-industriale. Jam i sigurt se bashkëpunimi me Technopanel do të jetë shembull sesi mund të arrihet zhvillim i rëndësishëm ekonomik përmes investimeve strategjike. theksoi Dimovski.
“Investimi në Maqedoni është një hap i rëndësishëm strategjik për Teknopanel dhe paraqet investimin e parë jashtë Republikës së Turqisë. Ne kemi besim se ky partneritet do të sjellë përfitime të mëdha për të dyja palët. Investimi i ri do të sjellë vlerë të shtuar të konsiderueshme për ekonominë e Maqedonisë. Vendndodhja strategjike e këtij vendi, i cili është në zemër të Evropës, ka një rëndësi të madhe për të përmbushur objektivin e shpërndarjes së produkteve tona në tregun evropian. Për më tepër, bashkëpunimi me kompanitë vendase dhe punësimi i njerëzve të kualifikuar do të kontribuojë në suksesin e Technopanel”, tha Orhan Kahvegji, drejtor i përgjithshëm i kompanisë.
“Technopanel” është një kompani e njohur me përvojë shumëvjeçare në prodhimin e paneleve termoizoluese. Investimi i tyre në ZZHTI Shkup 1 është konfirmim i atraktivitetit të zonave tona zhvillimore teknologjiko-industriale dhe potencialit të tyre për tërheqjen e investitorëve të huaj.