FATMIR BESIMI DHE JOVAN DESPOTOVSKI E PREZANTUAN FONDIN E RI STRATEGJIK INVESTUES TË GJELBËR NË ZZHTI – PARASHIHEN 750 MILIONË EURO INVESTIME DHE 15.000 VENDE TË REJA PUNE
Fatmir Besimi dhe Jovan Despotovski e prezantuan fondin e ri strategjik investues të gjelbër në ZZHTI parashihen 750 milionë euro investime dhe 15.000 vende të reja pune.
Fondi i ri strategjik investues i gjelbër në ZZHTI, të krijuar në kuadër të Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike i cili u miratua nga Qeveria. I njëjti do të dedikohet edhe për investitorët vendas dhe të huaj, me fokus mbi kompanitë e mesme dhe të mëdha. Konceptin e fondit së bashku e zhvilluan ZZHTI dhe Banka Botërore në nëntë muajt e kaluar. Ministri i financave, Fatmir Besimi dhe drejtori i ZZHTI, Jovan Despotovski, sot kanë prezantuar strukturën dhe mënyrën për funksionim në fondin.
,,Ideja sa i përket Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike, u krijua që nga miratimi i Buxhetit për vitit 2021 dhe tashmë një vit punohet mbi këtë koncept me institucionet financiare ndërkombëtare, komunitetin e biznesit dhe të gjitha institucionet. Ideja e këtij koncepti, është që të sigurojmë rritje të përshpejtuar, dhe gjithashtu t’u përgjigjemi transformimit të nevojshëm në tërësi edhe për transformimin digjital, implikimeve fiskale të shkaktuara nga kriza e Pandemisë dhe gjithashtu të kemi konsoludim fiskal. Kjo mund të arrihet përmes investimeve, sepse është mënyra e vetme se si të sigurojmë rritjen,gjegjësishtë në përputhje me këtë koncept, të rrisim investimet dhe gjithashtu të mos rritet niveli i borxhit publik dhe deficit buxhetor,theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Sipas tij, ky koncept nuk do të thotë huamarrje të reja, por për çdo një denarë mjete shtetërore ose mjete të qytetarëve, do të gjenerohen aq mjete nga sektori privat. Përkatësisht, instrumentet e parapara në Planin janë dizajnuar që të mund përmes tyre të tërhiqet kapitali privat dhe gjithashtu, të mos ketë huamarrje shtesë dhe ngarkesë tatimore. Me investimet e parapara publike në vlerë prej 4 miliardë eurove dhe me 8 miliardë eurosh shtesë prej kapitalit privat, do të gjenerohet 12 miliardë euro, që do të thotë rritje e përshpejtuar, më shumë të hyra në buxhet, konkurencë më e madhe dhe gjithashtu realizim i këtij Plani. Siç deklaroi ministri, ,, ky do të jetë një tregim i bukur përmes të cilit mund të ndiqet realizimi ku me përgjegjësi të plotë dhe seriozishtë qëndrojmë pas këtyre numrave”.
Përveç Qeverisë përmes ZZHTI, partnerët e strukturës financiare janë edhe Institucionet financiare ndërkomëtare si dhe financierët privat – bankat, fonde kapitale, individët.
Mekanizmi do të funksionojë në atë mënyrë që në Strategjinë e gjelbër, shteti dhe investitorët institucional privat do të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjelltë, ndërsa vendimet lidhur me projektet investuese do të miratohen nga një panel profesional. Me pjesëmarrje të shtetit deri në 10%, dëshirojmë të stimulojmë përfshirjen edhe të kapitalit privat, para së gjithash bankat në vend, por edhe ato nga jashtë në projekte dhe investime në infrastrukturën e gjelbër dhe në tekologjitë me të cilat do të stimulohet rritje e përshpejtuar ekonomike. Me Fondin e Investimeve Strategjike të Gjelbër, nuk parashihet rritje e nivelit të borxhit publik, sqaroi Jovan Despotovski.
Kthimi i financave do të jetë përmes qiramarrjes,bazave rojalit dhe të tjera, kurse rishpërndarja e pjesëmarrjes së palëve të përfshira në këtë Fond, do të jetë në bazë të kontributit të tyre në Fondin e përgjithshëm.
,,Logjika e vetë financimit është se investojmë në projekte që gjenerojnë të hyra konkrete drejt ZZHTI dhe investitorëve. Qëllimi ynë është që të shfrytëzohet një pjesë e këtyre të hyrave që të stimulojmë këtë lloj të investimeve. Fondi është i projektuar që të stimulojë 750 milionë euro investime për 4 vitet e ardhshme, të shtojmë 1% të rritjes shtesë të PBB-së të tanishme dhe më e rëndësishme është që të krijohen së paku 15000 vende të punës që paguhen mirë, si dhe të ketë rritje të konsiderueshme të eksportit për 2 miliardë shtesë më shumë se tani. Kemi qëllime reale të cilat mund t’i realizojmë në katër vitet e ardhshme përmes kësaj mënyre të financimit të zgjuar,’’ tha Jovan Despotovski.
Ai theksoi se tashmë janë në fazën e realizimit të dy projekteve të mëdha që duhet të financohen përmes këtij Fondi. Në vazhdimësi është përpilimi i studimit për qëndrueshmëri sa i përket instalimin e centraleve fotovoltaike nga ZZHTI dhe krijimi i zonës zhvillimore teknolgjike të gjelber të veçantë ku një nga lokacionet e mundshme ësht Gjevgjelia.
,,Realizimi i tërësishëm i këtij projekti do të kushtojë rreth 120 milionë euro. Sipas mënyrës së deritanishme të funksionimit, këto mjete do të siguroheshin nga buxheti ose me huamarrje. Me modelin e ri që sot e prezantojmë, shteti do të sigurojë vetëm 10% , kurse 90% e tjera do t’i marrim nga burimet private të financimit. Efekti mbi borxhin publik do të jetë 0 denarë, ndërsa as qytetarët nuk do të kenë detyrime përmes interesit t’i paguajnë këto projekte në vitet e ardhshme,” sqaroi Jovan Despotovski.
Përndyshe, qëllimet e fondit të ri janë lehtësimi i financimit të sektorit privat sa i përket tranzicionit drejt ekonomisë moderne, ekonomisë efikase dhe komperative me zero emetime të gazrave serrë deri në vitin 2025, harmonizimi më i mirë i Maqedonisë së Veriut me deklaratën e Sofjes për Agjendën e gjelbërt për Ballkanin Perëndimor nga viti 2020 dhe BE-së, ulja e ngarkesës fiskale mbi Qeverinë dhe krijimi i fondit, që do të ketë efekte të shumfishta përmes rritjes së investimit privat, stimulimit të rritjes së përshpejtuar ekonomike përmes tërheqjes së investimeve vendore dhe të huaja në ,,industritë e gjelbra” dhe krijimi i vendeve të punës.
Fondi i gjelbër bazohet në dy shtylla, Promovimi i investimeve të gjelbra në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë kapacitetet e gjelbra infrastrukturore për investitorë në Zonat, sektorin e energjetikës, transportit gjegjësisht lidhjen me linjat kryesore rrugore dhe hekurudhore në vend, si dhe në sektorin e shërbimeve. Shtylla e dytë ka të bëjë me përmirësimin e përgatitjes teknologjike të kompanive vendore që të kyçen në zinxhirët global të furnizimit.