ZONAT

Goce Dimovski u emërua drejtor i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjike Industriale

2024-07-10T09:08:39+00:003 Korrik, 2024 |

Goce Dimovski u emërua drejtor i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjike Industriale

Drejtori i ri i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Goce Dimovski, zyrtarisht e merr detyrën nga drejtori i mëparshëm Jovan Despotovski.

Dimovski është Doktor i Shkencave me përvojë në institucione dhe kompani të ndryshme, si dhe në realizimin e projekteve investive të financuara nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Banka Evropiane për Investime, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Gjermane për Zhvillim KfW.

Përvoja e tij shumëvjeçare e punës përfshin angazhime në institucione dhe kompani si OSBE-ODIHR, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Parku Nacional “Mavrovë”, Këshilli për Prokurim Publik të Maqedonisë, Ndërmarrja e Komunikacionit Publik Shkup, Pelagonia SHA Gostivar, Ministria e Financave me projekte për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP dhe MSIP2) të financuara nga Banka Botërore dhe Këshilli i Komunës së Gostivarit.

Përveç kësaj, Dimovski ka përvojë në realizimin e projekteve investive të financuara nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Banka Evropiane për Investime, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Gjermane për Zhvillim KfW.

Go to Top