Investim i ri potencial, u realizua takim me zëvendës-ambasadorin në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Daniell Filler dhe përfaqësues të kompanisë Broadberry Data Systems
Në kuadër të konceptit të ri që parasheh bashkëpunim të vazhdueshëm, drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, ka zhvilluar një takim produktiv me zëvendës shefin e misionit të Ambasadës Britanike në Shkup, Daniell Filler, si dhe me përfaqësues të kompanisë Broadberry Data Systemet. Takimi kryesisht kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë, si dhe u diskutua për një investim të ri potencial nga kompania britanike Broadberry Data Systems. Drejtori Goce Dimovski theksoi rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim.
“Investimet e huaja paraqesin segment kyç për rritjen e ekonomisë maqedonase dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Prandaj, bashkëpunimi me vende si Mbretëria e Bashkuar, të cilat janë lider në zhvillimin teknologjik dhe inovacionin, paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për vendin tonë. Së bashku me qeverinë e re, synimi kryesor për ne është krijimi i një klime sa më pozitive investive, e cila do të sjellë investime afatgjata dhe vende të reja pune”, theksoi Dimovski.
Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike u shprehën të kënaqur me takimin, duke pritur bashkëpunim të suksesshëm të mëtejshëm. Nga ana e tyre u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së mëtejshme ekonomike, zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Ky takim është konfirmim i përkushtimit të ZZHTI-s për vazhdimin dhe thellimin e partneriteteve, të gjitha me qëllim të nxitjes së rritjes dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë përmes investimeve që do të sjellin përfitime afatgjata.