JOVAN DESPOTOVSKI NË SAMITIN E ,,EKONOMIST’’: ME QASJE TË RE TË MENÇUR E ZVOGLOJMË VONESËN E INVESTIMEVE PAS EVROPËS QENDRORE DHE LINDORE
Me konceptin e ri që një vit jo të plotë e zbatojmë në zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI), vendosëm kornizë të qartë dhe të thjeshtë për investitorët dhe kjo tashmë jep rezultate, porositi drejtori i ZZHTI, Jovan Despotovski në samitin e Ballkanit Perëndimor në organizim të ,,Ekonomist”.
“Me qasjen e re të mençur, i dëgjojmë nevojat e investitorëve, por edhe qartë e vëmë në dijeni se çka pret shteti nga ata. Ofrojmë rregullore të qartë dhe të zbatueshme, shërbime efikase nga Drejtoria e ZTHTI, por edhe të gjitha institucionet tjera dhe partneritetin në financimin e investimeve. Për kthim, kërkojmë vende pune të paguara mirë për bashkëqytetarët tanë, taksa solide, nga të cilat financohet arsimi, shëndetësia,infrastruktura, si dhe transferi i teknologjive dhe shprehive të mira” tha Jovan Despotovski dhe shtoi:
,,Qartë vendosëm në dijeni, se më nuk duam investime të huaja qëllimi i të cilëve është fuqia e lirë e punës. Maqedonia e Veriut më nuk është vend i tillë. Motoja jonë e re është Rritemi së bashku, edhe ekonomia jonë edhe investitorët”, tha Jovan Despotovski.
Ai shtoi se investitorët e rinj dhe aktual – mbi 30 me të cilët negociohen për momentin – e pranojmë këtë qasje të re dhe kjo tashmë jep rezultate konkrete.
,,Vetëm nga fillimi i vitit kemi filluar ose në fazë të realizimit janë marrëveshjet për investime të reja prej gati 200 milionë euro që është për 20% nga vëllimi i përgjithshëm i investimeve të realizuara në dekadën e fundit”, tha Jovan Despotovski.
Koncepti i ri i mençur i Qeverisë dhe Drejtorisë së ZZHTI për nxitje të investimeve nënkupton angazhim të plotë në sektorin publik. Duke u kthyer në rezultatet e analizës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për dallimet në klimën afariste ndëmjet vendeve të rajonit dhe atyre nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Jovan Despotovski i potencoi se pikërisht ngadalësia dhe në disa segmente të caktuara, moszbatimi i rregullores, sjellja e rrezikut serioz për investitorët, ndërsa me atë edhe ngecje në rritjen ekonomike. Në sistemin e vendosur njësportelësh për kujdes të investitorëve në ZZHTI, numër më i madh i kërkesave nga kompanitë kanë të bëjnë pikërisht për mosarritshmërinë e shërbimeve nga institucionet shtetërore dhe atë në nivel lokal, që duhet të ndryshohet.
,,Sigurisht që asgjë nuk mund të bëhet brenda natës, por duhet të fillojmë nga diku. Qëllimi ynë është në 5 vitet e ardhshme, jo më vonë se 10 vite të mos ketë më ekonomi në ekonomi, siç është tani në ZZHTI, por këto, rregullat evropiane të funksionimit që i kemi vendosur në ZZHTI duhet të zbatohen në të gjithë teritorin e vendit, si për investitorët vendas ashtu edhe për investitorët e huaj. Zonat janë një model pilot mbi të cilin duhet të ndërtohet ekonomia e re e zhvillimit të Maqedonisë” tha Jovan Despotovski.
Në panel ”Momenti për partneritet të biznesit në rajon” në suaza të samitit për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”, përveç Jovan Despotovski, morën pjesë edhe Riçard Rekord nga Banka Botërore, Peter Sanfi nga BERZH dhe Kosta Petrov nga FIZHT.