​KOMPANIA KANADEZE ,,MAGNA MEHATRONIKS” NË NEGOCIATA PËR INVESTIM TË RI NË ZZHTI

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i zonave zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) Jovan Despotovski mbajtën takim pune me menaxhmentin e kompanisë kanadeze ,,Magna mehatroniks” e udhëhequr nga Majkl Kuper, nënkryetar i kompanisë. Gjatë këtij takimi u bisedua për planet e kompanisë për investime të reja, ku ata theksuan se shqyrtojnë disa opcione për hapjen e fabrikës së re në Evropë dhe Maqedonia e Veriut është e lartë në hartën e tyre.

Aktualisht po zhvillohen bisedime intensive për investime në një nga zonat e zhvillimit teknologjik industrial (ZZHTI) në vend.
Gjatë bisedimeve, pala maqedonase i prezantoi mundësitë dhe përparësitë për investim në vend, duke përfshirë qasjen të individualizuar në lidhje me mbështetjen nga shteti. Gjithashtu u theksua se prioritet për këtë qeveri janë vendet e qëndrueshme dhe të paguara mirë. Nga pala maqedonase, u theksua se pritet stabilitet për investim në vend, duke kaluar nëpërmjet anëtarsimit në NATO, si dhe klima e mirë dhe e parashikueshme e biznesit do të kontribuojë në sjelljen e vendimit përfundimtar, ndërsa nga kompania theksuan se së shpejti do të përfundojnë procedurën për marrjen e vendimit përfundimtar për investime.

,,Magna mehatroniks” është pjesë e korporatës ,,Magna International” dhe prodhon sisteme të integruara të komponentëve mekanike dhe elekronike. ,,Magna International” është një kompani kanadeze që projekton, zhvillon dhe prodhon sisteme module dhe komponentë automobilistikë që sjellin prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në botë.

Që nga viti 2001, për 20 vite me rradhë kompania është e renditur vazhdimisht në listën Fortune Global 500.
Magna është e pranishme në 5 kontinente dhe 28 shtete me mbi 347 operacione prodhuese dhe 84 qendra zhvillimi, inxhinierie dhe shitjesh me më shumë se 158.000 punonjës.